Pritjet nga zgjedhjet në Serbi, Vuçiç përsëri mund të jetë fitues? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pritjet nga zgjedhjet në Serbi, Vuçiç përsëri mund të jetë fitues?

10:09 | 31/03/2022
në Kosove Rajon
0

Në Serbi me 3 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Besohet se fituesi i madh i zgjedhjeve do të jetë prapë presidenti Aleksandar Vuçiç.

Kudo që shfaqet presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të pranishmit e presin me flamuj kombëtarë dhe duartrokitje të mëdha. Është e vështirë të thuhet se sa janë reale këto duartrokitje. Por fakt është që të gjitha janë të organizuara mirë. Mijëra simpatizantë të tij shkojnë në manifestime me autobusë. Mediat e pavarura serbe pretendojnë se pjesëmarrja në këto manifestime është e detyrueshme për punonjësit në administratat komunale.

“Ne duam të fitojmë më thellë se kurrë më parë dhe të tregojmë se Serbia po zgjedh të ardhmen, lirinë dhe stabilitetin”, thotë Vuçiç.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Serbia ndodhet para superzgjedhjeve të cilat do të mbahen me 3 prill 2022. Këtë ditë atje mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Fitorja e presidentit Vuçiq dhe Partisë së tij Përparimare Serbe (SNS) tashmë duket e sigurtë. Një zyrë e madhe për baste në Beograd ofron vetëm dy euro fitim për njëqind euro bast që Vuçiç të fitojë. Sondazhet sugjerojnë gjithashtu se njeriu i fortë i Serbisë mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në raundin e parë. E sigurtë duket edhe shumica absolute që është pro SNS-së. Ndërsa opozitës së përçarë i jepen shanse vetëm në kryeqytet, Beograd.

Si një komandant kampi

Vuçiqi po përsërit dy fjalë  “paqe” dhe “stabilitet”  çdo ditë në çdo intervistë televizive. Një mesazh ky që ka shoqëruar edhe fushatën e tij që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës. Vendi kandidat për anëtarësim në BE, e mbështet integritetin territorial të Ukrianës, por nuk i ka mbështetur sanksionet perëndimore kundër Moskës. Jo vetëm sepse shumica e serbëve e shohin Rusinë si një shtet vëlla kulturor dhe historik. Serbia ka dhe interesat e veta, sepse varet nga nga gazi dhe energjia ruse. Ndërsa në çështjen e Kosovës, Rusia e mbështet Serbinë dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Vuçiqit i përshtatet shumë edhe fakti që lufta në Ukrainë po dominon titujt e mediave atje. Si një komandant kampi, ai llogarit sa tonë grurë, misër apo sardele të konservuara ka rezervë në këtë vend. Ai premton se me të do të ketë paqe në fuçinë ballknaik të barutit.

“Propaganda ka për qëllim të trembë njerëzit,” thotë filozofi Vladimir Milutinoviq, i cili shkroi një libër mbi teknikat retorike të Vuçiqit. “Tabloidët shkruajnë se një kolaps ekonomik është i pashmangshëm diku tjetër, se edhe Gjermania kërcënohet nga uria. Deklarata të tilla synojnë ta paraqesin Serbinë si një oaz stabiliteti.”

Nuk ka punë pa librezë partiake

Aleksandar Vuçiq ka mbajtur të gjitha frenat në Serbi për dhjetë vjet. Partia e tij SNS kontrollon tabloidet dhe televizionet kryesore, kompanitë shtetërore dhe qeveritë lokale. Kundërshtarët politikë demonizohen rregullisht si hajdutë dhe tradhtarë në talk show. Vetë Vuçiq e përshkruan partinë e tij si një lëvizje “Catch-all”  një vend grumbullimi për të gjithë, kryesisht të lirë nga çdo ideologji. SNS ka rreth 700.000 anëtarë  që është një e dhjeta e popullsisë së vendit. Për një arsye të mirë: Pa librezë partiake, një punë në administratën shtetërore, shërbimin publik ose kompanitë shtetërore është pothuajse e pamundur. Po programi i partisë? Programi quhet Vuçiq.

“SNS përcakton edhe opinionin publik,” thotë Dejan Bursaq nga Instituti për Studime Politike. “Kjo i lejon Vuçiqit të dërgojë mesazhe kontradiktore dhe t’u bëjë thirrje votuesve nga të gjitha anët. Ai bën marrëveshje me Kosovën, por përhap retorikë të ashpër nacionaliste. Ose mburret se Serbia ishte pothuajse vendi i parë që kishte mjaftueshëm vaksinë kundër coronës.”

“Regjimi i ka të gjitha në dorë”

Opozita, nga ana tjetër, ka pak shanse për të fituar mbështetje. Temat e tyre kryesore korrupsioni, shkatërrimi i mjedisit dhe lidhjet e supozuara midis qeverisë dhe mafies  aktualisht po marrin edhe më pak vëmendje, për shkak të luftës në Ukrainë.

Vetëm pak muaj më parë, kundërshtarët e Vuçiqit shpresonin se temat e tyre do të kenë prioritet. Në atë kohë, aktivistët e mjedisit bllokuan autostradat anembanë vendit për të protestuar kundër një miniere të planifikuar të litiumit në Serbinë perëndimore. Kompania britaniko-australiane e minierave Rio Tinto do të shkatërrojë natyrën, ndërsa vendi nuk do të përfitojë asgjë, thanë kritikët e projektit.

Ishte hera e parë që Vuçiqit iu desh të kalonte në menaxhimin e krizave. Dhe ai e kishte të qartë se kjo mund të rrezikonte fushatën e tij, ndaj ia hoqi licencat Rio Tintos.

Revista javore Vreme shkruan se një dominim i tillë politik nuk do të ishte i mundur pa bashkërendimin e shumicës së mediave dhe burimet financiare pothuajse të pakufishme të partisë në pushtet. Gazetarët investigativë zbuluan kohët e fundit se midis 2015 dhe 2021 SNS shpenzoi rreth 23 milionë euro vetëm për fushatat zgjedhore  tri herë më shumë se të gjitha partitë opozitare së bashku. Regjimi ka gjithçka nën kontroll dhe mund të luajë lojën e maces me miun me kundërshtarët e tij politikë”, komenton Vreme.

Opozita i ka bojkotuar në masë të madhe zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2020 për shkak të kushteve të padrejta. Tani pritet që disa koalcione të futen në parlament. Koalicioni Të Bashkuar për Serbinë (US), i përbërë nga një spektër i gjerë partish demokratike të qendrës së majtë dhe të djathtë, mund të marrë midis 15 – 20 për qind të votave. Kandidati i tyre presidencial, Zdravko Ponosh, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, mund të fitojë edhe më shumë vota. Aleanca e re e majtë-gjelbër “Moramo” mund të kalojë gjithashtu pragun prej tre për qind të votave dhe të futet në parlament.

Nacionalizmi

Skena e djathtë nacionaliste, e cila kandidon me pesë kandidatë presidencialë dhe pesë lista, po kalon një kohë shumë më të vështirë. Është e vërtetë që shumë votues janë të hapur ndaj parullave patriotike dhe nacionaliste. Mbi 80 për qind e qytetarëve të vendit refuzojnë anëtarësimin e Serbisë në NATO dhe rreth dy të tretat e shohin Rusinë si partnerin më të rëndësishëm. Megjithatë, të djathtët dhe nacionalistët nuk kanë vërtet shanse të mira për të hyrë në parlament.

Politologu Bursaq ka një shpjegim për këtë. Njerëzit kanë qenë ca kohë më pak të interesuar për tema si çështja e Kosovës, sesa për çështjet sociale dhe ekonomike. Nacionalizmi sot nuk është baza e populizmit, por thjesht një shtesë.

Borxhet e reja

“Votuesit kryesorë të Vuçiqit kanë qenë humbësit më të mëdhenj të krizës ekonomike që nga viti 2012  pensionistët, amvisat dhe punëtorët me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti premton fabrika, autostrada dhe spitale të reja. Mesazhi është i qartë: ka shpresë për Serbinë dhe për të gjithë”, thotë Bursaq për DW.

Disa vëzhgues paralajmërojnë se qeveria mund t’i përgjigjet krizës aktuale vetëm duke marrë shuma të mëdha borxhesh të reja. Pas zgjedhjeve, çmimet e ushqimeve dhe energjisë kërcënuan të rriteshin edhe më shumë. Analistët janë gjithashtu të bindur se edhe presioni nga Brukseli do të jetë i madh për të marrë pjesë në sanksionet kundër Rusisë./DW

Etiketa: Aleksander VlucicKosovaNATO

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
U investua nga FSHF, stadiumi “Niko Dovana” me fushë të re

U investua nga FSHF, stadiumi “Niko Dovana” me fushë të re

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com