Islanda u kthye në shtëpi pas performancës surprizë që bëri në kampionatin Europian.
Tifozët i kanë përgatitur ekipit një pritje madhështore. Rrugët ishin të mbushura me njerëz që shoqëruan autobusin e hapur me futbollistët që i përshëndesnin të gjithë.
Për të përshëndetur përfaqësuesen, nuk mund të mungonte thirrja e luftës, një koreografi unike që emocionoi të gjithë. Edhe Reykjaviku iu bashkua këtij manifestimi nën goditjet e daulles. Ky spektakël emocionues me siguri do të mbahet mend gjatë.