18-vjeçari Daniel Dobraj, i cili dyshohet si personi që hodhi lëndën plasëse drejt efektives Ina Nuka ka dalë sot para trupit gjykues.
Babai i djalit u shpreh se i biri u arrestua teksa po bisedonin për të bërë dorëzimin e tij vullnetar.
Ai tha se të birin ia kanë dhunuar në qelitë e policisë, duke pretenduar se i kanë thyer gishtat gjatë arrestimit, ndërsa është kërcënuar edhe me pistoletë te koka.
Dobra është shfaqur me dy gishta të fashuar. Ai ka pretenduar se është dhunuar nga efektivët e policisë në ambientet e komisariatit. Një pretendim i tillë mbrohet dhe nga avokati i tij.
Procesi ka nisur në orën 15:00, ku pritet që prokuroria arrest me burg ndërkohë avokati pritet të kërkojë masë sigurie më të butë për shkak se 18 vjeçari vijon shkollën.