Babai i 18-vjeçarit Daniel Dobraj, u shpreh se i biri u arrestua teksa po bisedonin për të bërë dorëzimin e tij vullnetar.
Ai tha se të birin ia kanë dhunuar në qelitë e policisë, duke pretenduar se i kanë thyer gishtat gjatë arrestimit, ndërsa është kërcënuar edhe me pistoletë te koka.
Familjarët shprehen se i afërmi i tyre nuk kishte dalë në protestë për të plagosur askënd, por për të mbrojtur nga prishja, shtëpinë e tij që e ka me letra.
Nga ana tjetër burime pranë organit të akuzës janë shprehur për TCH se Dobraj ka pranuar se kishte hedhur kapsollën që plagosi oficeren e repartit Shqiponja, por ka deklaruar se nuk e kishte hedhur me qëllim për të shkaktuar plagosjen.
Përveç akuzës për plagosje të rëndë, ndaj 18-vjeçarit është ngritur edhe akuza për godtije dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.