“Prilli i thyer” i zgjedhjeve parlamentare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 “Prilli i thyer” i zgjedhjeve parlamentare

16:15 | 13/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Enxhi Nasto*

Tani është koha, kur ata kujtohen për ekzistencën tonë. Është koha e telefonatave, e mesazheve, e sondazheve dhe projeksioneve në përllogaritjen e votuesve me bindjet politike majtas, jo djathtas ose djathtas, jo majtas. Është koha e premtimeve elektorale, ku gënjeshtrat e bukura rrallë herë i gjen, përgjithësisht ndeshesh me të shëmtuarën e fjalëve dhe keqardhjeve për situatën e papunësisë tënde, për ëndrrat e tua të vrara, e për shpresën e munguar. Është koha e riciklimit të programeve politike ku një herë në katër vite thuhen të njëjta ide dhe thuren të njëjta plane strategjike. Urrehen ata që deri dje duheshin, e më pas rifillojnë flirte politike për një qëllim të përbashkët makiavelist. Është koha e trokitjeve në dyert e shqiptarëve duke fjalosur për hallet e tyre, një pikë loti atje, një nënqeshje këtu. Të them diçka o Sovran? Mos i fshi gjurmët e këpucëve të tyre në pragun e shtëpisë tënde. Ruaji me fanatizëm se do të të duhen që t’ua tregosh kur pas 4 vitesh ata të trokasin sërish. Prandaj, 61.2% e shqiptarëve në studimin e realizuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung, rezultojnë se i njohin fare pak deputetët e Parlamentit Shqiptar, pikërisht se gjurmët e këpucëve të tyre lihen vetëm 1 herë në 1461 ditë (llogaritur këtu edhe viti i brishtë). Prandaj, 46.3% e shqiptarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga ligjvënësit, se “kërpëratat” janë dominanca e atij parlamenti. Nuk ndihen të përfaqësuar nga disa trupa pa kokë, fytyrë e dinjitet, pa personalitet juridik e moral, pa përgjithësuar. Prandaj të rinjtë na janë renditur në radhët e fundit të listave zgjedhore, jo se ata nuk janë subjekte të afta potencialisht për t’u shndërruar në veprues politik, jo sepse ata nuk janë reformist, por sepse ata sfidohen nga fakti që nuk kanë famën e emrit për të grumbulluar sasi numrash. Nga këtu nis konkurrenca e pandershme dhe tregtia e votave, sepse fokusi është kalkulimi i numrave, pas të cilave fshihen manipulime, shantazhe dhe kompromise. Kështu të rinjtë zgjedhin të rriten nën ombrellën e të vjetërve në politikë. Ju mësojnë teknikat e mbledhjes së votave. Ju marrin në fillim si asete dhe ju trajtojnë në fund si instrumente. Atëhere, më thoni, në ç’drejtim politik gjëndet ai reformisti i ndershëm që nuk thith gjakun e shqiptarëve, Ai luftëtari i rezistencës në këtë “Prill të thyer”?

Për më shumë lexoni raportin studimor: Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Konrad Adenauer Stiftung Albania.

Read more

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

https://www.kas.de/documents/271859/0/Studim+E.+Nasto.pdf/645b0193-95d0-461c-3263-c9752ae95ded?version=1.0&t=1601987828652

* Shkrimo është i bazuar në raportin e autores të publikuar nga Konrad Adenauer Stiftung, “Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvendin e RSH”.

Etiketa: "dashnorët" e sondazheve“Prilli i thyer” i zgjedhjeve parlamentareEnxhi NastoFondacioni Konrad AdenauermesazhePrilli i thyertelefonata

Të Lidhura

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

nga 27
08:53 | 15/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Vlorë–Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku...

Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

nga 27
08:45 | 15/05/2026
0

Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sot në orët e para të mëngjesit Mirditë, ku kanë zhvilluar kontrolle të shumta. Mësohet...

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

nga 27
08:25 | 15/05/2026
0

Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 15/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Para
Për vota heq këpucët, në pushtet “i shkel me këmbë”

Për vota heq këpucët, në pushtet "i shkel me këmbë"

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

08:53 | 15/05/2026
Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

08:45 | 15/05/2026
Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

08:25 | 15/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:59 | 15/05/2026
Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

07:55 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –
  • Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –
  • Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com