Prifti denoncon para ambasadores Vlahutin: A mund të ketë integrim kur shkolla s’ka dritë?! (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prifti denoncon para ambasadores Vlahutin: A mund të ketë integrim kur shkolla s’ka dritë?! (film)

21:37 | 05/05/2018
në Uncategorized
0

Jetojmë në vitin 2018, por një shkollë në fshatin Orosh nuk ka ende dritë elektrike.

“A mund të ketë integrim kur shkollat s’kanë dritë?! A janë të barabartë fëmijët e Oroshit dhe kur ata mund të kenë drita dhe a do të kenë drita ndonjëherë?!”

Shqetësimin prifti Dom Genci i fshatit Orosh të Mirditës e bëri në forumin e qytetarëve për sigurinë publike ku ishte i pranishëm dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shkak sipas Dom Gencit ishte fakti që një familje nuk lejonte të kalonte linja e energjisë elektrike aty.

Dom Genci: “E shoh edhe nga titulli ‘Siguria Publike’. Unë kam diçka për të thënë. Jam prift i Oroshit prej 3 vitesh e gjysmë. Atje është një shkollë e mirë me fëmijë të mrekullueshëm por në një territor të thyer, malor. Oroshi është një vend i cili që nga mesjeta dhe më heret ka hedhur dritë dhe kulturë, jo vetëm për Mirditën dhe më gjerë. Sot kjo shkollë nuk ka drita akoma. Duke biseduar me fshatarët një X person nuk i ka lejuar që të kalojnë linjën elektrike sepse është toka e tij, ara apo mali i tij.

 Por jemi sot në 2018 dhe kjo shkollë ka rritur gjenerata të ndryshme pa energji elektrike. Por do ti them zj. Vlahutin: A mund të ketë integrim integrim të Shqipërisë në BE kur kemi akoma shkolla pa drita? A mund ti them z. Ministër se për kapriço të disa personave dënohen gjenerata dhe fëmijë të mrekullueshëm që të rriten pa dritë e pa ngrohje? 

A mund të ketë një iniciativë nga ana e zyrës arsimore? Kam këtu edhe profesorin tim të nderuar Bardhok Pulaj që është pikërisht në këtë detyrë, në këtë funksion. A do të ketë njëlloj barazie midis qytetit dhe fshatit? 

A janë të barabartë fëmijët e Oroshit përballë Ministrisë, përballë sigurisë publike, përballë të gjithë? A janë të barabartë me gjithë të tjerët? Kur do të mund të kenë drita dhe a mund të kenë drita ndonjëherë?

Denoncimi i kësaj ngjarje e vuri në siklet Drejtorin rajonal të arsimit Bardhok Pulaj i cili si drejtues i këtij institucioni nuk dinte gjë për këtë problem.

Pasi iu drejtua me ironi, drejtori tha se do verifikohet dhe brenda javës do të zgjidhet.

Bardhok Pulaj: “Meqë Don Genci është i ngarkuar për të sjellë dritën hyjnore ne do të përpiqemi. Dhe të garantoj që ajo shkollë, që është shkolla e parë e Mirditës, nuk e di që mund të jetë një shkollë pa drita sot sepse të garantoj se të gjitha shkollat e Mirditës janë rikonstruktura dhe unë do ta verifikoj. 

Dhe brenda javës nëse ka pengesa për kalimin e rrjetit do të vijnë dritat në shkollën e Oroshit. Është një çështje shumë e thjeshtë, por unë nuk e dija që nuk ka drita. Sapo të dal nga mbledhja do të vendosen drita urgjent. Dhe besoj që kjo nuk do ta pengojë integrimin e Shqipërisë në Europë.

Ambasadorja Vlahutin vetëm sa përforcoi pretendimet e priftit, duke thënë se ka parë shkolla pa tualete dhe pa kushtet minimale në vendin tonë. Madje nënvizoi se kryetarët e bashkive nuk kanë pse të kenë makina të shtrenjta por të investojnë në shkolla.

Vlahutin: Për pjesën e shkollave, sigurisë dhe ndriçimit. Personalisht kam parë shkolla të cilat janë pa tualete. Shkolla të cilat janë në kushte të patolerueshme dhe të papranueshme, dhe unë do të këshilloja kryetarë bashkie apo ata që janë përgjegjës se nuk është e nevojshme për ta të kenë makina shumë të shtrenjta por është shumë e domosdoshme për fëmijët të kenë atë që u duhet për të pasur edukim.

http://www.oranews.tv/article/prifti-denoncon-para-ambasadores-mund-te-kete-integrim-kur-shkolla-ska-drite-i-versulet-drejtori-i-arsmit#.Wu2EWjQDDJo.facebook

Etiketa: dritaOroshpriftRomana Vlahutinshkolle

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Sot kujtohen ata që dhanë jetën për atdheun, Rama thotë: Gëzuar!

Sot kujtohen ata që dhanë jetën për atdheun, Rama thotë: Gëzuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025
Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

08:26 | 25/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/12/2025
Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

07:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –
  • Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com