Presioni i Greqisë: Hiqni emrin “Çamëri” nga librat shkollorë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presioni i Greqisë: Hiqni emrin “Çamëri” nga librat shkollorë

08:44 | 15/02/2018
në Kosove Rajon
0

Athina: Mos e përdorni këtë emër as në hartat gjeografike!

Greqia, jo vetëm që nuk pranon se ekziston një çështje Çame po do ta zhdukë emrin “Çamëri” edhe nga librat e hartat shkollore të Shqipërisë. Kjo ka qenë deklarata që është bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në Parlamentin e shtetit fqinj. Ministrit të Jashtëm grek i janë kërkuar sqarime për bisedimet që po zhvillohen me Shqipërinë dhe Maqedoninë për termat nacionaliste në librat shkollorë të këtyre vendeve, nga deputeti X. Theoharis. Kotzias i është përgjigjur kësaj interpelance me shkrim me një letër zyrtare, e cila iu përcoll Parlamentit.
Në këtë përgjgigje, në pjesën e parë që fliste për Shqipërinë, ministri Kotzias është shprehur se pala greke gjatë bisedimeve të komisionit dypalësh të ekspertëve ia ka bërë të qartë palës shqiptare se termat: “territoret shqiptare në Greqi” dhe emërtimi “Çamëri” për territore që janë në shtetin grek duhet të fshihen nga librat shkollorë të Historisë e Gjeografisë.
“Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.
Por edhe shprehjet dhe hartat, në të cilat krahina gjeografike shfaqet me emërtimin “Çamëri”, të cilat demonstrojnë, fatkeqësisht, se shtetit shqiptar mbetet i bllokuar në retorikë anakronike nacionaliste dhe me qëndrime idemadhe, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”, thuhet në përgjigjen e Kotzias dërguar Parlamentit, sipas mediave greke.

Presioni
Kotzias ka theksuar që pala greke e ka si kusht të panegocueshëm heqjen e këtyre frazave nga librat shkollorë shqiptarë. Ministri i Jashtëm grek ka theksuar tekstualisht: “Qeveria greke ia ka bërë të qartë palës shqiptare se problematika në fjalë është e papranueshëm nga çdo pikëpamje që të jenë në përmbajtjen e librave shkollorë dhe duhet të hiqen në mënyrën më të shpejtë të mundshme.”

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Gjithashtu, Kotzias ka bërë me dije se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, madje brenda këtij muaji, kur komisioni dypalësh i ekspertëve do të rimblidhet në Athinë.

“Pas një këmbëngulje të gjatë nga ana e palës greke për vazhdimin e zgjidhjes së problematikave brenda kronoghramit të saktësuar, pala shqiptare ra dakord që takimi i ardhshëm i Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar të kryhet brenda 15 ditëshit të dytë të muajit shkurt në Athinë”, ka deklaruar Kotzias.

Nga këmbëngulja e palës greke për rimbledhjen e komisionit dypalësh brenda muajit shkurt bëhet e qartë se deri më tani pala shqiptare nuk e ka pranuar një pretendim të tillë, ndaj edhe Greqia është duke bërë presion.

Mbetet vetëm vallja
Në hartat greke shumica e zonës ku shtrihet Çamëria emërtohet Thesproti dhe Etolo-Akarnani. Janë emrat e dy qarqeve zyrtare që përdorin grekët për Krahinën e Çamërisë. Nuk duhen harruar edhe deklaratat e para pak kohe e Kotzias në Televizionin shtetëror grek, ERT që nuk ekziston asnjë Çështje Çame. Pra, pas mohimit të genocidit çam nga Greqia kërkohet edhe fshirja e tyre nga harta.
Popullsi çame nuk ka për grekët, as krahinë çame s’ka se ka Thesproti dhe Etolo-Akarnani, por ama ka valle çame ose “Çamiko”, siç e quajnë ata ka edhe është një nga valet, me të cilat grekët e veriut krenohen. Pak absurd, por ballkanase. Një popull që sipas grekëve ekziston vetëm në emrin e një valleje!

Bisedimet shqiptaro-greke
Kujtojmë se bisedimet shqiptaro-greke për zgjidhjen e shumë mosmarrëveshjeve të vjetra midis dy shteteve kanë kohë që kanë filluar. Takimet midis dy ministrave të Jashtëm Bushati e Kotzias, në Kretë e në Korçë, i kanë dhënë një rrugëzgjidhje shumicës së këtyre problematikave. Nga palët është rifillimi i punimeve për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-41.
Gjithashtu, është rënë dakord njohja e patentave shqiptare të makinave në Greqi, njohjen e vulave apostile shqiptare, rishqyrtimi i teksteve shkollore që përdoren në Shqipëri, si dhe furnizimi i minoritetit grek në vendin tonë me libra të posaçëm nga Athina. Po kështu edhe për dy çështjet madhore si abrogimi i Ligjit të Luftës dhe një Pakt i ri Detar është thënë se edhe ato kanë marrë një zgjidhje.
Ligji i Luftës është pranuar të abrogohet nga grekët, ndërsa për sa i përket marrëveshjes detare, Greqia ka pranuar se në atë të 2009 me Berishën është gabuar në dëm të Shqipërisë. Kështu pala greke i ka pranuar që t’i llogarisë gjiret si të mbyllura dhe se matja do fillojë jo nga shkëmbijtë e pabanuar si në 2009, por nga ishujt e banuar. Greqia do shtrijë Zonën Ekonomike Eksluzive të saj në 12 milje, por duke përcaktuar “vijën e mesme” në ato vende që hapësira është më e vogël.

http://shqiptarja.com/home/1/presioni-i-greqis–hiqni-emrin–am-ri-nga-librat-shkollor–468492.html?pos_1

Etiketa: Bisedimet shqiptaro-grekeCamikoemri “Çamëri”hartat gjeografikeKomisioni i Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptarlibrat shkollorëligji i luftesPresioni i Greqisë: Hiqni emrin “Çamëri” nga librat shkollorëZonë Ekonomike Eksluzive

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Marrëveshja e detit me Greqinë, sipas Kushtetutës Meta nuk autorizon, por drejton negociatat

Marrëveshja e detit me Greqinë, sipas Kushtetutës Meta nuk autorizon, por drejton negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com