Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbërritur në Berlin për t’u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën gjatë mandatit të tij presidencial e quajti një nga partnerët më të afërt.
Merkel dhe Obama do të zhvillojnë biseda dy palëshe të enjten, përpara se t’u bashkëngjiten, të premten edhe liderët e Francës, Britanisë, Spanjës dhe Italisë.
Obama ka udhëtuar për në Gjermani nga Athina, dhe më pas ai pritet të udhëtoj drejt Perus, për samitin ekonomik, ku do të takohet edhe me presidentin kinez Xi Jinping.