Presidenti, një lojë dramatike me të ardhmen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti, një lojë dramatike me të ardhmen

12:47 | 13/01/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Presidenti i Republikës nuk mund të kishte gjetur vend më të mirë për të shuar kumbimin e frikshëm të këmbanës së alarmit. Nuk mund të kishte gjetur shoqëri më të përshtatshme për ta relativizuar dhe për ta kaluar pothuaj në heshtje mesazhin e tij dramatik tek publiku se sa pritja tradicionale vjetore me gazetarët. Në sallën e Presidencës, me nga një gotë verë në dorë, veshur jo me xhinset e profesionit, por me kostume dhe dekoltetë e shkujdesura, pothuaj ceremoniale, gazetarët shqiptarë rezultuan pak të vëmendshëm ndaj fjalës së gjatë të Presidentit. Natyrisht pa faj. “Nëse do të fshehësh diçka, vendose në vendin më të dukshëm!”, këshilla e vjetër duket se fatkeqësisht ka funksionuar në mënyrë perfekte dhe alarmi i Presidentit u dëgjua fare pak. Njëlloj sikur kërkoi të flasë për të mos u dëgjuar. Të trokasë pa pritur të hapet dera. Të mbjellë pa u shqetësuar të korrë.

Në portale u transmetua në stilin pa nerv, ngjyrë e gjak të copy paste-s dhe në shtypin e shkruar të ditës tjetër, gjeti vend vetëm në tre-katër gazeta. Vetëm dy nga to, RD e 55, për arsye ekstraprofesionale, e kishin titull të madh dhe foto të vogël mesazhin tronditës së Presidentit. Zoti Nishani drithëroi përpara gazetarëve pothuaj indiferentë:  “….evidenca serioze tregon se grupe të caktuara të botës së krimit do tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare…”.

Çfarë mund të kishte më shumë se kaq që të trondistë gjithkënd? Cili alarm tjetër mund të ishte më i mprehtë? Çfarë do të mund ta shkundte e ta fuste në panik e aksion më shumë se ky zbulim i frikshëm shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe pastaj me rradhë, politikën, ekzekutivin, sistemin e drejtësisë. Çfarë do ta vinte më shpejt në lëvizje edhe vetë pushtetin mediatik, të zgjedhur si spektator e dëshmitar i rradhës së parë të paralajmërimit ogurzi dhe kërcënues?

Çfarë ndodhi pra, që një gjëmim i tillë presidencial kaloi me lehtësinë e ngjalës në duar të palara ende nga vaji i Vitit të Ri dhe përtacisë parazgjedhore?

Ka shumë arsye që e justifikojnë dhe e shpjegojnë këtë histori paradoksale. Disa nga to janë të përqedruara pikërisht tek kumtuesi, tek Presidenti i Republikës, të tjera tek mënyra e kumtit, vendi i zgjedhur për ta bërë dhe mbi të gjitha, mënyrën e papërshtatshme për t’ju qasur kësaj historie me parashikim.

Zoti Nishani është njeri politik. Asnjëherë nuk e ka fshehur përkatësinë e tij partiake, mërinë ndaj të majtës në pushtet sot e dëshirën për ta nxjerrë në opozitë nesër. Asnjëherë nuk ka përtuar të vetëpërfshihet edhe në kauza që ndajnë politikisht shoqërinë shqiptare, por që i kanë ndenjur shumë ngushtë shpatullave presidenciale dhe identikitit normal që duhet të ketë kreu i shtetit. Edhe i një shteti që shpesh i ngjan një teatri me kukulla të zemëruara.

Që në këtë pikë dhe për këtë shkak, në morinë e mesazheve që jep, Presidenti ynë i Republikës, garanton mosbesimin e të paktës gjysmës së audiencës së tij. Edhe mes komunitetit të medias është e njëjta gjë. Pothuaj gjysma e të ftuarve të së martës, paraprakisht e kishte të ndarë mendjen që Presidentit do t’i pihej vera, por nuk do t’i dëgjohej fjala. Do t’i urohej sukses, por do t’i mirëpritej humbja. Do t’i merrej leja për të pozuar, por do t’i quhej lojë paralajmërimi.

Teorikisht, Presidenti i Republikës nuk është një njeri i zakonshëm. Zoti Nishani e ka humbur këtë shans në presidencën e tij sepse zgjodhi të merret me një mori gjërash të zakonshme, edhe kur ishte fare e panevojshme! Për këtë shkak, edhe kumtet e jashtëzakonshme opinioni ja pret me kutin mosbesues të të rëndomtës.

Lista mund të vazhdonte gjatë dhe një vend të rëndësishëm në të do të zinte edhe fakti që në festa zakonisht nuk dëgjohen këmbanat. Se në Shqipëri, por dhe gjetkë në Ballkan, edhe vakitë, edhe gostitë janë të zhurmshme. Megjithatë. të gjitha këto janë arsye anësore. Thelbi është gjetkë. Tek mënyra e gabuar që zgjodhi vetë Presidenti dhe qasja gjithashtu e gabuar e ndarjes së këtij alarmi dhe përballjes me të. Fjalia e tmerrshme: “….evidenca serioze tregon se grupe të caktuara të botës së krimit do tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare…”, është një fjali që mund ta thotë një njeri i zakonshëm. Shumë-shumë një deputet nga ata të rreshtit të pestë e më tutje në Kuvend. Alarmi presidencial duhej të ishte formuluar tërësisht ndryshe. Minimalisht duhej thënë: “Kam dërguar në prokurori evidenca (prova, në shqip), kam thirrur ministrin e brendshëm, shefin e SHISH-it, kam komunikuar me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e opozitës. Kam vënë në dijeni ambasadorët e vendeve partnere, e të tjerë e të tjerë… për provat që kam se bota e krimit do të tentojë të influencojë në zgjedhje. Atdheu është në rrezik, por një hetim serioz dhe gjithëpërfshirës ka nisur me aktorë dhe faktorë vendas dhe të huaj. Ju ftoj dhe ju si gazetarë të bëheni palë në këtë ndeshje me të keqen që rrezikon të ardhmen e vendit!”

Ka apo nuk ka të drejtë Presidenti në atë që thotë, ka apo nuk ka prova serioze për këtë pohim dramatik është tërësisht tjetër gjë. Alarmi për ujkun që do të shqyejë bagëtinë legjislative, i dhënë në një mënyrë të tillë nga kryebariu ynë institucional, nuk ka mbërritur aty ku duhet. Madje, duke u shoqëruar me mosbesim edhe është dëmtuar në thelbin e tij.

A ka ndërhyrë krimi në politikën shqiptare? Nuk ishte i nevojshëm ligji i dekriminalizimit për të mësuar këtë të vërtetë që dihej, por për të cilën flitej pak. A ka përfaqësues të krimit në vendimmarrje? Padyshim që po. Madje, ata që nuk i prek ligji për dekriminalizim janë shumë më shumë se ata që po ky ligj tenton t’i çojë në shtëpi. A mund të ketë shenja, tentativa dhe përpjekje që krimi do të tentojë sërish të rikalojë rrjetën delikate të ligjit të dekriminalizmit dhe për të hyrë në vendimmarrjen politike? Do të ishte absurde të mendohej e kundërta.

Problemi qëndron tek qasja që bëhet ndaj këtij problemi, i cili është krijuar nga politika dhe që mund të zgjidhet vetëm me një moral tjetër në politikë. Edhe tek qasja e Presidentit. Jo me rreshtime partiake. Jo me gëzimin e lig të opozitarit që fërkon duart, kur gabon qeverisja dhe anasjelltas, por me shqetësimin politik që një hall i tillë nuk le askënd pa prekur nëse ndodh. Se kjo është një luftë që edhe indiferentin do ta numëronte moralisht si armik. Askush nuk ka imunitet nga kjo lloj e lige. Por, gjërat e jashtëzakonshme nuk thuhen në mënyrë të zakonshme. Në koncert nuk flitet për mortin dhe nga morti nuk shkohet direkt në koncert. Nëse ekzistojnë evidencat për tentativat zgjedhore të krimit, siç i quan provat Presidenti Nishani, ato ose bëhen tërësisht publike, dërgohen aty ku duhet e niset një luftë gjithëpërfshirëse me shumë aleatë, ose thjesht ambalazhohen në kuti kartoni ngjyrë bezhë. Dhe merren me vete si suvenire të një kohe të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht të çuar dëm.

/javanews.al/

Etiketa: duar të palaraidentikitikumtiLorenc VangjelingjalëpërtaciPresidenti i RepublikësViti i Ri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Serbia letër Interpol-it: Shqipëria po na cënon sovranitetin

Serbia letër Interpol-it: Shqipëria po na cënon sovranitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com