Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjatë vizitës zyrtare në Kosovë është nderuar me medaljen e lartë të Kosovës “Urdhëri i Lirisë”.
Ai u nderua nga homologu i tij, Hashim Thaçi, ku më parë kanë organizuar një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij në Prishtinë, Nishani foli edhe për situatën politike në Shqipëri.
“Situata që kemi në Shqipëri nuk e ndihmon përshpejtimin e procesit të integrimit por nuk e ndalojnë dot. Deri ditën e fundit do vazhdoj përpjekjet e mia për të ridimensionuar rëndësinë e kompromisit në adresim të çështjeve madhore”- tha kreu i shtetit shqiptar, Nishani.