Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e disa gjyqtarëve në gjykatat e vendit. Në gjykatën e Tiranës Presidenti dekretoi emërimin e gjyqtares Armela Hasantari. Gentian Marku, u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, Paulin Çera, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndësa Esmerilda Habili, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Gjithashtu, Ina Hoxhaj u emërua gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe Besmir Stroka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në Elbasan u ermërua gjyqtare Matilda Fetau, ndërsa në Gjykatën e Dibrës Presidenti dekretoi emërimin e gjyqtares Nertila Kape. Në Përmet u emërua Yrfet Shkreli.