Presidenti i Republikës, Ilir Meta nesër do të nisë një vizitë dy ditore në Maqedoni.
Gjatë vizitës kreu i shtetit shqiptar do të takojë homologun maqedonas, Gjorgje Ivanov, do të ketë edhe një takim mes dy delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Në axhendë janë edhe takimet me drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni, ndërsa Meta do të vizitojë edhe Manastirin për nder të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit Shqip.