Në 4 maj do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Konferenca e Kryetarëve mblidhet pas kërkesës së kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla dhe drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Kjo mbledhje do të bazohet në dy pika të rendit të ditës: Përcaktimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit.