Presidenti dhe drejtori i RTSH – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti dhe drejtori i RTSH

08:37 | 02/04/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Alfred Peza

Ndokush mund ta ketë marrë si shakanë presidenciale për 1 prillin. Por, ata që e dinë se doza e humorit të kreut të shtetit tonë nuk ta lejon një luks kaq ekstravagant, e kuptuan menjëherë se ishte diçka serioze. Ndërsa për mua, ishte një lajm shumë i vjetër. Sepse prej disa ditësh, një koleg i opozitës në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, më kishte paralajmëruar se Presidenti i Republikës nuk do ta dekretonte iniciativën ligjore të 28 deputetëve të PS dhe LSI, për ndryshimin e formulës së zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Ndaj, isha ndër ata të interesuar, që nuk u habita asfare, kur sot ky akt u formalizua dhe ligji i miratuar në 10 mars 2016, u kthye edhe me dekret. Nëse ka vend për habinë më të vogël, ajo lidhet me faktin se përse bëri sikur u mendua 20 ditë për këtë hap, Bujar Nishani. Vetëm kur lexon dy faqet kompjuterike të argumenteve që janë rrekur t’ia shkruajnë, në materialin që mban firmën e tij, e kupton edhe këtë.

Për të gjithë ata që kanë qenë të pavëmendshëm për këtë zhvillim, sqaroj se prej 28 muajsh Radio Televizioni Publik Shqiptar, NUK ka Drejtor të Përgjithshëm. Ligji ekzistues (i miratuar me konsensus në 2013) detyronte Këshillin Drejtues (KDRTSH) të këtij institucioni (me 10 anëtarë, 5 të zgjedhur nga mazhoranca dhe 5 nga opozita + kryetari = 11 vota) që ta zgjidhte drejtorin e ri, me shumicën e cilësuar të votave (të paktën 7). Në këtë ligj, për të cilën u investua edhe faktori ndërkombëtar, rezultoi se ishin harruar nja 2-3 gjëra të “vockla”:

1.Ishte harruar të përcaktohej numri i herëve të votimit nga KDRTSH;

2.Mekanizmin shtrëngues që do ta detyronte Këshillin për të shkuar tek ky vendim konsensual dhe;

3.Mekanizmi dalës, nëse kjo gjë nuk arrihej le të themi edhe pas 1000 votimeve të njëpasnjëshme.

Megjithëse i hartuar dhe miratuar me një qëllim tepër të lartë, i provuar në praktikë, ky ligj në vend të konsensusit, prodhoi një krizë të re. Krizën më të madhe të drejtimit në RTSH, qëkurse ky institucion është krijuar, këtu e gjysmë shekulli më parë. Opozita jonë në asnjë rast nuk tentoi ta përdori këtë mundësi të jashtëzakonshme, për të ofruar apo për të gjetur konsensus. Si edhe në të gjitha rastet e tjera, opozita tregoi se e vetmja kauzë e saj, e vetmja filozofi e saj, e vetmja rrugë që ajo tashmë e di përmendësh, është bllokimi. Bllokimi i çdo gjëje dhe i gjithçkaje që ajo ka mundësi të bllokojë në punën dhe veprimtarinë normale të mazhorancës, qeverisjes dhe institucioneve të tjera kushtetuese. PD e përdori këtë rast, jo si një mundësi të artë për të sjellë një model, një kulturë, një standard dhe një cilësi të re të të bërit politikë. Por, si një çelës për të hapur shtegun e errët të një vendimmarrje, që tentoi të implementonte diktaturën e pakicës, mbi shumicën.

Pyetja që shtrohej përpara kësaj mazhorance ishte: A do ta lemë të vetmin transmetues pronë të publikut shqiptar të zhytet në një krizë pafund e pa kthim? Apo, të votuar për të qeverisur dhe për të kryer reforma, do të ndërmerrnim një iniciative kushtetuese dhe ligjore, për të dalë nga kjo situatë?

Askush nuk ishte i lumtur që ta hidhte këtë hap. Por, ndryshimi i një ligji konsensual, për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, sipas procedurës kushtetuese të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, mbeti e vetmja rrugë për ne, përfaqësuesit e mazhorancës në Parlament. Jo vetëm për të dalë nga kriza aktuale e drejtimit të këtij institucioni. Por, edhe për të dëshmuar seriozitet, përgjegjshmëri dhe për t’i dhënë institucionit të RTSH, më shumë dinjitet.

Por, ajo që të le pa frymë sapo përfundon së lexuari arsyet që Nishani, rendit sot për mosdekretimin e kësaj iniciative, është gjuha militante që ka dalë nga godina Nr. 1 e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njeriu që sipas pikës së parë, të nenit 86 të Kushtetutës së kësaj Republike, përcaktohet që të jetë “kryetar i Shtetit dhe (që) përfaqëson unitetin e popullit”, përdor jo vetëm një herë, termin “supermazhorancë” për përfaqësuesit e shumicës në Kuvendin e Shqipërisë. Një zhargon i denjë vetëm për ata që të zhveshur nga të gjitha përgjegjësitë publike, politike dhe shtetërore, komentojnë sipas qejfit të vet në rrjetet sociale, zhvillimet gjithfarësh në këtë vend.

Por pavarësisht nga kjo dhe mjaft detaje të tjera të këtij lloji, Nishani është rrekur të japi tri argumentet e tij.

Së pari, në lidhje me implementimin e formulës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës edhe në rastin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ai argumenton se “një zgjidhje e tillë krijon premisat e zgjedhjes së një personi të parapëlqyer nga mazhoranca në KDRTSH, i cili gëzon votëbesimin e supermazhorancës parlamentare”. Pas kësaj, secili mund ta kuptojë më qartë nëse Nishani ndodhet në krye të shtetit duke e kryer detyrën sipas frymës dhe germës së Kushtetutës, apo si një njeri i parapëlqyer nga opozita e sotme, duke gëzuar votëbesimin e “supermazhorancës” së djeshme parlamentare.

Së dyti, Presidenti është “i shqetësuar” se përse në ligjin që ai nuk dekretoi, mazhoranca ka përcaktuar se shkarkimi i Drejtorit të RTSH, duhet bërë jo nga shumica e thjeshtë, por me shumicë të cilësuar. Ata që e kanë futur kreun e shtetit në këtë qorrsokak, janë treguar aq cinik sa të mos i kenë lexuar nenin 90, në pikën 2 të Kushtetutës, i cili për reciprocitet me Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH, në rastin e shkarkimit të Tij, pavarësisht se është zgjedhur me shumicën e thjeshtë të votave, përcakton se “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”.

Z. President!

Siç e shikoni, ju kanë gënjyer. Edhe Ju edhe drejtori i ri i përgjithshëm i RTSH, mund të shkarkoheni vetëm me 2/3 e votave të anëtarëve të institucioneve që ju zgjedhin edhe me shumicën e thjeshtë të votave në raundet e 4 dhe 5 të votimeve. Gënjeshtra ka qenë aq e trashë, sa as fakti që e keni shkruar sot me 1 prill, nuk ju lehtëson për këtë.

Së treti, si arsye e fundit për mosdekretimin e ligjit, jepet futja e një dispozite kalimtare në ligjin e kthyer nga Presidenti, e cila synon zgjidhjen sa më të shpejtë ligjore të krizës së drejtimit të RTSH, si një nevojë urgjente e opinionit publik shqiptar, interesat e të cilit, prevalojnë mbi çdo interes tjetër. Argumenti kundër që jep Presidenti është vërtetë shokues. Sipas tij, me vijimin e garës për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH, në raundin e katërt të votimit, “…kërkohet një shumicë e thjeshtë nga anëtarët e KDRTSH-së dhe qartazi nxjerr të fituar kandidatin e parapëlqyer nga supermazhoranca politike, i cili vazhdon të jetë në garë”.

E thënë kështu, kemi të parin rast në historinë moderne politike, që një dekret presidencial del zyrtarisht në publik, duke patur parasysh jo një çështje, por një emër të përveçëm. Nga ana tjetër, duket se meraku është nëse Drejtori i ri do të jetë i pavarur ose jo! Për një gjë të gjithë besoj janë të sigurt, se kushdo që të jetë ajo ose ai, Drejtori i ri i RTSH do të jetë në atë detyrë, të paktën, po aq i pavarur se Presidenti i Republikës.

Pavarësisht rezervave që mund të ketë patur, historia jonë e shkurtër post komuniste na ka treguar se, sjelljet Presidenciale e Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut dhe Bamir Topit, kanë qenë krejt të ndryshme nga sjelljet e tyre politike, përpara se të bënin betimin për të qenë në krye të shtetit shqiptar. Ramiz Alinë dhe Sali Berishën nuk i futa në këtë minilistë, për arsyet që dihen. Ndërsa Bujar Nishanin, për arsyen e thjeshtë se ai është një President në detyrë, dhe ka kohë deri ditën e fundit që të gjykohet. Sepse ndryshe nga Ai, që paragjykon edhe zgjedhjen e një drejtori televizioni, nuk e paragjykojmë. Sepse vetëm historia mund të gjykojë për Presidencën e tij.

Etiketa: Alfred Pezadiktatura e pakicësdrejtori i përgjithshëmKëshilli DrejtuesKomisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit PublikPresidenti i RepublikësRadio Televizioni Publik ShqiptarRTSH

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sheshelj, vret sërish, po këtë herë serbët

Sheshelj, vret sërish, po këtë herë serbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com