• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenca franceze: Po punojmë që ta zhbllokojmë ngërçin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë

16:39 | 21/06/2022
në Shqiperi
0

Në mbledhjen e ministrave të çështjeve europiane të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg ka mbizotëruar një konsensus total për të rikonfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Europian është tërësisht i vetëdijshëm për rrjedhojat e rrezikut të agresionit aktual të Rusisë në Ukrainë për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, ministri francez për çështjet europiane, Clement Baune, është shprehur, se Franca po tenton dhe do të tentojë deri në momentet e fundit të presidencës së saj për të zhbllokuar ngërçin aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që mban peng hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri francez është shprehur se ka shpresë që pengesa aktuale do të hiqet në ditët e ardhshme :

Lexo edhe

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

“Presidenca franceze aktualisht po punon me Bullgarinë dhe Komisionin Europian për të hequr pengesën dhe për të përçuar një mesazh pozitiv idealisht në ditët e ardhshme” – është shprehur ministri Clement Baune.

Presidenca franceze ka prezantuar aktualisht një propozim mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht është integruar përfshirja e të drejtave të qytetarëve bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut në Kushtetutën e vendit, pa të cilën nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin. Ministri Clemen Baune është pyetur nëse propozimi aktual francez mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut ka marrë më shumë në konsideratë kërkesat e palës bullgare, për të thirrur fitore, kur ndoshta nuk mund të bëhet  fjalë për një fitore të vërtetë, pasi pala bullgare mund të vazhdojë të blllokojë më vonë procesin e negociatave të anëtarësimit me kërkesat e saj.

“Një kuadër negocimi me Bashkimin Europian nuk bëhet midis vetëm dy vendeve, por ne konstatojmë, që ka një ngërç bilateral prej disa muajve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mendoj se propozimi francez është kundër interesave të Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar me kujdes dhe ekuilibër me të dyja vendet dhe Komisionin Europian për të thënë,  që mund të përfshihen disa çështje që nuk kanë karakter bilateral, por që kanë të bëjnë me shqetësimet e Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe këto çështje të trajtohen në mënyrë të kufizuar dhe me kujdes. Shumë shtete anëtare kanë kujtuar, se kuadri i negociatave nuk është vendi për të zgjidhur të gjitha problemet bilaterale. Kjo duhet të bëhet përmes një shënjestrimi. Është pikërisht për këtë shënjestrim që po punojmë, duke marrë parasysh kriteret e ekuilibrit dhe barazisë. Kemi një problem ekuilibri aktualisht. Interesi i përgjithshëm është që të hapen negociatat dhe ne po punojmë duke respektuar të dyja palët. Ky është dhe vullneti i qeverisë bullgare për herë të parë pas shumë kohësh, por ndodhemi para një episodi të politikës së brendshme që nuk më takon të komentoj” – është shprehur ministri Clement Baune.

Etiketa: BullgariafrancezeMaqedonia veriutngërçiPresidencapunojmë

Të Lidhura

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

nga 27
21:42 | 30/01/2023
0

Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se biznesmeni dhe politikani...

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

nga 27
21:34 | 30/01/2023
0

Një 56-vjeçar shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Itali, është aksidentuar gjatës dhe për fat të keq ka ndërruar...

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

nga 27
21:24 | 30/01/2023
0

Partia Demokratike do të mbledhë nesër me urgjencë Kryesinë për të diskutuar lidhur me skandalin “McGonigal”. Takimi do të mbahet...

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

nga 27
21:10 | 30/01/2023
0

Publikohen pamjet e plagojes me thikë të 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në zonën ish-bllok në Tiranë. Maren Hoxha...

Para
Si u zhduk gjelbërimi në Kopshtin Zoologjik të Tiranës?

Si u zhduk gjelbërimi në Kopshtin Zoologjik të Tiranës?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –

Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –

23:28 | 30/01/2023
Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

23:06 | 30/01/2023
Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

22:46 | 30/01/2023
Ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar në SHBA me biznes në Shqipëri

Rama duhet të hetohet nga Prokuroria –

22:30 | 30/01/2023
E kam stjuardesën të droguar –

E kam stjuardesën të droguar –

22:28 | 30/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –
  • Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur
  • Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën
  • Rama duhet të hetohet nga Prokuroria –
  • E kam stjuardesën të droguar –
  • Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –
  • Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com