Pres që mediat të hedhin dritë mbi këtë legen plot me llum të zi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pres që mediat të hedhin dritë mbi këtë legen plot me llum të zi

16:38 | 29/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Denar Biba

Jam personalisht dhe familjarisht i shqetësuar për këtë përgojim masiv që po i bëhet emrit tim. Edhe pse në këtë vend kemi parë e dëgjuar aq shumë përgojime në tërë këto vite sa jemi mësuar me të keqen, kur të bie në kurriz qenka vërtetë e rëndë.

Dëgjova z.Basha dje dhe z.Bardhi sot, të dy juristë në profesion dhe jam realisht i habitur për mënyrën sesi e kuptojnë ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykatës së Strasburgut.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të nderuar z.Basha e z.Bardhi, disa pyetje të thjeshta kam për ju, në kuptim të rrethanave të faktit dhe elementeve të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (neni 245/1 i KP):
Çfarë premtimi apo sigurimi (në kuptim të nenit 245/1 te KP) kishte në dorë të me jepte Ledi Bianku, që unë të merrja mundimin ta influencoja?

A e dini që biseda nuk kishte lidhje me marrjen e një vendimi gjyqësor por me një vendim tashmë të marrë nga Gjykata; thjesht kërkohej shtyrja e afatit të ekzekutimit të tij?

A e dini që shteti shqiptar e kishte marrë edhe më herët një shtyrje prej 18 muajsh në lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronarëve dhe se “moratoriume” të ngjashme shtetet palë të Konventës kanë të drejtë legjitime t’i kërkojnë kur të duan e sa herë të duan?

A e dini që kjo tipologji kërkesë s’ka të bëjë fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqësore të GJEDNJ në lidhje me ankimet ndaj shteteve palë, por është një kërkese e pastër politike dhe produkt i një vendimmarrje politike, në varësi të situatës politiko-ekonomike e sociale që kalon shteti përkatës?

Sepse “ndikimi i paligjshëm” synon të përfitojë përmes premtimit diçka që përndryshe, në respekt të fakteve, ligji e ndalon. Çfarë paligjshmërie është të diskutosh, t’i marrësh mendim, apo qoftë edhe të përpiqesh të bindësh cilindo, qoftë ky edhe një gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut, për të siguruar një shtyrje afati deri sa situata në vend të rregullohet përmes një ligji të shtetit tënd? A mund të më tregoni nenin dhe ligjin që kam shkelur?

Si ka mundësi që nuk reagoi Gjykata e Strasburgut pasi u vu në dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar një ndikim i papërshtatshëm?

Çfarë konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur unë e kam bërë atë bisedë në kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri më sot?

Përse del sot ky përgjim i qepur si mos më keq dhe ku është e gjithë pjesa tjetër e bisedës krejt normale mes meje e mikut tim, ku unë i flas për sakrificën time e jo të atij?

Ku doni të dilni me këtë të nderuar kolegë juristë, ndërkohë që e dini edhe vetë se sa e turpshme është e gjitha kjo?

Natyrisht, s’pres përgjigje as nga zoti Basha e as nga zoti Bardhi, por kam të drejtë si qytetar të pres që mediat të hedhin dritë mbi këtë legen plot me llum të zi.

Etiketa: denar bibaLedi BiankumediaStrasburg

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Ka nisur çmontimi, po nxirren mobiljet nga Teatri Kombëtar”

"Ka nisur çmontimi, po nxirren mobiljet nga Teatri Kombëtar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com