Më 4 tetor në Pallatin e Kongreseve do të vihet në skenë “Rikrijimi” nga koreografi Angjelin Preljocaj.
Kjo premirë botërore do të ketë shfaqjen e parë në Tiranë për të vijuar më tej turin në vendet e Ballkanit.
“Takimet duket se janë gjithmonë frut i fatit, bashkëpunëtore të rastësisë, këto çaste duket se çelin brenda nesh prespektiva sublime dhe enigmatike. E megjithatë secili prej nesh kërkon tjetrin, ashtu si në « gostinë » ku Platoni na flet për qëniet e tij të përsosura, të cilat një ditë u ndanë në dy nga Zotat dhe sot, secila gjysmë kërkon « gjysmën » e saj që i mungon, atë që do të jetë realisht bashkëudhëtare në jetë. Por vallë a nuk kërkojmë ne të gjejmë tek dikush, një pikë lidhëse, një tipar karakteri që do të shfarosë me një goditje të vetme vetminë tonë të thellë ? Si për t’i provuar vetes se ne ekzistojmë vërtetë, sikur të ekzistonte veç ai që është në lidhje me dikë. « Un Trait d’Union » kërkon ta prekë me delikatesë këtë, këtë kërkim të palodhshëm mes dy qenieve kleptomane, të cilat bubrrojnë njëkohësisht në xhepat e të pandërgjegjshmes së tyre për të gjetur atë që do t’i lidhë, që do ta bëjë vetminë e tyre thuajse të padukshme, që do t’i bëjë të ekzistojnë në shikim e njëri-tjetrit”, thotë Angjelin Preljocaj.