Në Angli, të gjithë duket se mezi po prisnin të gjenin një cen në organizmin drejtues dhe operues të Manchester Cityt dhe çështja më e fundit që ka përfshirë SkyBlues duket se ka qënë asisti perfekt për klubet e tjera të kampionatit anglez.
Rasti i Manchester City rrezikon të prishë të ardhmen e Premier League. Klubi akuzohet se ka kryer operacione të paqarta në buxhetin e korporatës duke thyer qindra rregulla dhe drejtuesit e lartë të kampionatit janë takuar me eksponentët e 20 klubeve të elitës angleze për të diskutuar të ardhmen.
Pakënaqësia për punën e Cityt dominon mes klubeve, e qartë dhe evidente pas akuzave që do të çojnë City Football Group të mbrohet në gjykatë me ndihmën e Lord Pannick KC. Ndër kërkesat e 19 klubeve të tjera janë ndëshkime shembullore, përfshirë rënien nga kategoria.
Fronti i përbashkët është “aq kompakt sa nuk është parë që nga ditët e Superligës” ndaj Manchester Cityt dhe nëse do të konfirmoheshin operacionet e paligjshme financiare, thuhet se kërkesa si ndëshkim nuk do kufizohet në një rënie me një kategori por, pse jo, rinisjen e “qytetarëve” nga kategoritë më të ulëta të piramidës futbollistike angleze.