Prej muajsh në burgun e Hagës për krime lufte, ja vendimi i fundit për Hashim Thaçin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prej muajsh në burgun e Hagës për krime lufte, ja vendimi i fundit për Hashim Thaçin

19:44 | 27/01/2022
në Kosove Rajon
0

Përmes platformës online “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Angela Griep ka bërë të ditur se kjo gjykatë ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Në konferencën për medie të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Ajo ka bërë të ditur se në rastin Thaçi dhe të tjerët, të martën, me 25 janar, një version i redaktuar publik i vendimit i gjykatësit të procedurës paraprake u dorëzua, me të cilin urdhërohej mbajtja e mëtejme në paraburgim e Hashim Thaçit.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

“Gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi që rreziku se i akuzuari të pengoj procedurat ose të kryej krime të tjera mund të zbutet mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimit të objekteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep.

Ajo bëri të ditur se të premten, më 21 janar, trupi gjykues 1 urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Salih Mustafës .

Sipas saj, gjykatësit konstatuan se rreziku i pengimit të ecurisë së procedurës vazhdon të ekzistojë, përfshirë rrezikun e ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë.

“Më 25 janar 2022 dëshmitari i dytë i fundit i thirrur nga prokuroria dëshmoi në rastin Salih Mustafa për zinxhirin komandues, modalitetet e komunikimit dhe lëvizjet e UCK-së në rajonin e Gollakut. Përveç kësaj dëshmitari dëshmoi për njësitin BIA të UCK-së dhe rolin e funksionin e tij në prill 1999. Ai më tej dëshmoi për ofensivën e forcave serbe në zonën e Zllashit gjatë gjysmës së dytë të prillit 1999”, ka thënë ajo.

Griep tha se dëshmitari ka dëshmuar pa masa mbrojtëse. Ndërkaq, shtoi se javën e ardhshme, më 1 shkurt 2022, dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria pritet ta fillojë dëshminë në këtë rast.

“Prokuroria pritet të mbyll çështjen me 4 shkurt. Me 11 shkurt mbrojtja dhe avokati i viktimave do t’i paraqesin listat e tyre përkatëse të dëshmitarëve dhe të provave”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se më 17 dhe 18 shkurt trupi gjykues do të mbajë një konferencë mbi ecurinë e çështjes në prani të prokurorisë, mbrojtjes, avokatit të viktimave dhe zyrën administrative për të diskutuar për fazat e ardhshme të çështjes

Sipas saj, më pas trupi gjykues do të vendosë për numrin dhe modalitetet e dëshmitarëve që do të dëgjohen, për datat dhe orarin e seancave.

Kurse tha se në rastin Gucati dhe Haradinaj, dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Haradinajt dëshmoi të premten, më 21 janar.

Etiketa: burguHagaHashim Thacikrimeluftë

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Gabriel Escobar: Berisha nuk mund të jetë fytyra e PD-së!

Gabriel Escobar: Berisha nuk mund të jetë fytyra e PD-së!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com