Prej disa ditësh Kepi i Rodonit ndodhet nën pushtetin e flakëve dhe ditën e sotme zjarri është përhapur edhe më shumë, duke iu afruar fshatit Shete. Deri më tani janë djegur disa hektarë pyje, ndërsa rrezikohen edhe kullotat e fshatit pranë. Zjarrfikëset janë rikthyer sërish ditën e sotme, pasi ishin dorëzuar pak ditë më parë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar zjarrfikësve dhe kanë kërkuar nga qeveria që të ndërhyrje me më shumë kapacitete.
“Qeveria duhet ta marrë më seriozisht situatën e zjarreve, pasi jetët tona janë në rrezik. Nëse zjarri nuk shuhet Kepi Rodoni do të vazhdojë, do të digjet tërësisht dhe do shkaktojë shumë dëme”, u shprehën ata.
Ndërsa zjarrfikëset shprehen se, e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit shumë të thepisur.