Golat për përfaqësuesen e Shqipërisë u shënuan nga Ajeti, Lenjani e Sadiku
Ajeti, Lenjani e Sadiku kanë vulosur fitoren 3-1 në miqësoren e kobëtares kuq e zi kundër Katarit. Në fakt kuqezinjtë e kanë përmbysur rezultatin e lojës që në pjesën e parë. Skuadra e Katarit kaloi e para në avantazh që në minutën e 1′. Golin e parë për kombëtaren shqiptare u shënua nga Arlind Ajeti në minutën e 23′ dhe më pas po në pjesën e parë shënoi Lenjani në minutën 40. Një gol shumë të bukur ka shënuar në pjesën e dytë Armando Sadiku, I cili në minutën e 64 trefishoi rezultatin. Ndeshja u luajt në Hartberg të Austrisë në një impiant prej rreth 6 mijë vendesh.
Kjo miqësore ishte një test për kuqezinjtë e De Biazit para Europianit. Deri në nisje të finaleve të Europianit kuqezinjtë e De Biazit do të luajnë edhe një miqësore tjetër, atë të 3 qershorit kundër Ukrainës.