Portet turistike, si po e godasin konkurrencën ‘ligjet me porosi’ të qeverisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Portet turistike, si po e godasin konkurrencën ‘ligjet me porosi’ të qeverisë –

12:32 | 14/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid –

Europa të mos e nënvlerësojë krizën –

Topi është vërtet në fushën tonë –

Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora –

Kuvendi miratoi të enjten me 76 vota të mazhorancës socialiste një nismë ligjore të mbështetur nga qeveria, e cila parashikon dhënien pa garë të koncesioneve për porte turistike në favor të kompanive që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Në të vërtetë, ndryshimi I ligjit u prezantua të kishte vetëm një qëllim: përmbushjen e një kërkese të mbërritur në qeveri nga kompania e përfaqësuar nga dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner për investimin e parashikuar në ishullin e Sazanit.

Deputetja nismëtare e PS-së, Zamira Sinaj, mori si shembull Sazanit për të justifikuar modifikimin e ligjit për “Portet turistike’, ndërsa pretendoi se kjo do t’u shërbente gjithë investitorëve strategjikë që në projektet e tyre kishin parashikuar dhe ndërtimin e një porti.

Opozita e kundërshtoi nismën si “një ligj me porosi” për të favorizuar 2-3 biznesmenë në përdorimin e pronës publik – praktikë kjo që bie ndesh me procesin e integrimit europian.

Deputetja Jorida Tabaku tha se e kishte denoncuar nismën në Komisionin Europian si ndërhyrje që “bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe cënon disa kapituj kyçë të legjislacionit europian”.

“Ligji për portet turistike është një tjetër ligj me porosi, një ndër dhjetëra të tillë që kanë kaluar në Kuvend, duke mbrojtur interesa të veçanta dhe jo interesin publik,” u shpreh Tabaku, duke e konsideruar këtë si pjesë të një praktike të përsëritur të qeverisë Rama.

Tabaku i tha BIRN se ky ishte një nga dhjetra ligjet klienteliste të mazhorancës socialiste me ndikim në prishjen e konkurrencës dhe keqpërdorimin e pronës publike. Sipas grupimeve të bëra nga deputetja, këto nisma ligjore kanë ngritur mekanizma për të favorizuar grupime të vogla individësh apo kompanish të afërta me qeverinë.

Mes ndërhyrjeve të miratuara gjatë dekadës së fundit, Tabaku përmend ligjin për investimet strategjike apo ngritjen e Korporatës së Investimeve Shqiptare, ligjet speciale për portin e Jahteve në Durrës apo Teatrin Kombëtar, i cili u rrëzua  më pas nga Gjykata Kushtetuese, si dhe ligjet për lojërat e fatit, zonat e mbrojtura apo parqet teknologjike, TEDA.

“Pasojat në ekonomi janë të jashtëzakonshme dhe po ndihen në pjesën më të madhe të sektorëve,” tha Tabaku për BIRN.

Ligjet ‘e porositura’ konsiderohen si një nga format më të dukshme të kapjes së shtetit, përmes së cilave vendimarrja publike diktohet nga interesat private të një numri të vogël njerëzish.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, ligji që parashikon dhënien pa garë të porteve turistike në favor të investitorëve strategjikë është një tjetër shembull i kapjes së shtetit në favor të klientëve të qeverisë.

“Përmes këtij amendimi me një procedurë të dyshimtë ligjore, buxhetit iu hoqën disa miliona euro që mund të sillte gara e parashikuar në legjislacionin vendas, ndërsa bëhet e qartë fuqia ndikuese e parasë së grumbulluar në pak duar mbi vendimmarrjen qeveritare dhe ligjbërjen shtetërore,” tha Preçi për BIRN.

Ndërhyrja në një ligj të përhershëm në favor të një ligji të përkohshëm është gjithashtu në kundërshtim me teknikën legjislative, thekson më tej Preçi.

“Përfituesit janë klientët e vjetër dhe të rinj të qeverisë,” tha ai, ndërsa shtoi se qytetari vazhdon të mbetet i humbur, ndërsa sheh se një pjesë e rëndësishme e pasurive të vendit po kalon në duart e kapitalit vendas apo “miqve të huaj të kryeministrit”.

Edhe Neritan Sejamini, analist i politikës, thekson se këto praktika të dhënies së pronave publike me ligje favorizuese po dëmtojnë ekonominë dhe konkurrencën e lirë.

“Nuk ka asgjë strategjike në investimet e ashtuquajtura strategjike që mbështet qeveria,” tha Sejamini. “Investitorët strategjikë janë klientët e zakonshëm të qeverisë, janë të gjithë shqiptarë, janë të njëjtët që marrin kontrata publike në fusha të tjera, që marrin leje ndërtime dhe që përfitojnë monopole dhe koncesione nga qeveria,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Sejamini vlerëson se investimet e tyre nuk kanë asnjë rëndësi startegjike, pasi të gjithë janë në sektorë me pak vlerë të shtuar në ekonomi. Përkundrazi, nuk vihen re sipas tij investime në prodhim, në infrastrukturë, në energji, në industri prodhuese të përparuara apo në infrastruktura të rëndësishme digjitale.

Sejamini e përkufizon modelin e investimeve strategjike si një mënyrë për të privatizuar prona shtetërore dhe për t’u dhënë favore ‘klientëve qeveritarë’.

“Ajo që është më skandaloze është që shpesh privilegjet që qeveria u afron këtyre janë më të mëdha se vetë investimet,” theksoi ai.

Zef Preçi thekson se ligjet me porosi deformojnë vendimmarrjen publike dhe e vënë atë në shërbim të interesave të ngushta private.

“Nga ana tjetër, pakësojnë të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe krijojnë premisa për deformim të tregjeve për mallra apo shërbime të njëjta që ofrojnë operatorët eknomikë përfitues,” përfundoi ai.

Të Lidhura

“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid –

“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid –

nga 27
15:34 | 14/04/2026
0

Pas humbjes 0-2 në shtëpi, Barcelona do të kërkojë sonte përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madrid në Champions League. Sfida...

Konferenca e Melonit shtyhet në 4 janar, ka probleme me veshët –

Europa të mos e nënvlerësojë krizën –

nga 27
15:18 | 14/04/2026
0

“Është një gabim i madh të nënvlerësohet kriza. Duhet të veprojmë menjëherë për të pezulluar Paktin e Stabilitetit”, deklaroi Kryeministrja...

Topi është vërtet në fushën tonë –

Topi është vërtet në fushën tonë –

nga 27
14:54 | 14/04/2026
0

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe Gjiri i Omanit është ulur ndjeshëm në ditën e parë të...

Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora –

Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora –

nga 27
14:22 | 14/04/2026
0

Një tjetër përplasje ka ndodhur në samitin e Diasporës që po mbahet sot në Tiranë. Në një prej paneleve ditën...

Para
Vuçiç do të sulmonte Kosovën nëse Ukraina do ishte mundur brenda një muaji nga Rusia –

Vuçiç do të sulmonte Kosovën nëse Ukraina do ishte mundur brenda një muaji nga Rusia -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid –

“Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid –

15:34 | 14/04/2026
Konferenca e Melonit shtyhet në 4 janar, ka probleme me veshët –

Europa të mos e nënvlerësojë krizën –

15:18 | 14/04/2026
Topi është vërtet në fushën tonë –

Topi është vërtet në fushën tonë –

14:54 | 14/04/2026
Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora –

Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora –

14:22 | 14/04/2026
Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë! –

Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë! –

13:52 | 14/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid –
  • Europa të mos e nënvlerësojë krizën –
  • Topi është vërtet në fushën tonë –
  • Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora –
  • Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë! –
  • Bordi që mendon për shqiptarët rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Edhe nëse eliminohemi, do ta bëjmë duke luftuar”, Yamal mesazh trajnerit të Atletico Madrid –
  • Europa të mos e nënvlerësojë krizën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com