Në një kohë kur shumë fshatra në vend po braktisen, ministria e Kulturës Mirela Kumbaro së bashku me ish-ministrin Bledi Çuçi ishin të pranishëm në Labovën e Kryqit në Gjirokastër duke festuar festën e Shën Mërisë.
Kështu një qytetar ka dërguar në redaksinë e faxweb.al disa foto ku duket Kumbaro dhe Çuçi të cilët hedhin valle gjithë gëzim, megjithëse popullsia e atyre zonave sipas tij është drejt ikjes për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.
Siç duket dhe nga fotot Kumbaro është mjaft e qeshur teksa tërheq vallen së bashku me Bledi Çuçin dhe disa banorë.