Populli i ndarë përgjatë vijave partiake për aktpaditë ndaj Trump – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Populli i ndarë përgjatë vijave partiake për aktpaditë ndaj Trump –

17:44 | 16/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijave partiake në vlerësimin e tyre për veprimet e Presidentit Donald Trump në bazë të akuzave penale të ngritura së fundmi kundër tij. Rreth gjysma e tyre thonë se përpjekja e supozuar e tij për të ndërhyrë në procesin e numërimit të votave në shtetin e Xhorxhias në vitin 2020 ishte e jashtëligjshme.

Anketa, e kryer nga agjencia e lajmeve ‘The Associated Press’ dhe Qendra për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, para ngritjes së aktpadisë të Xhorxhias të hënën, po ashtu tregon se rreth gjysma e amerikanëve – 53 për qind – pajtohen me vendimin e Departamentit të Drejtësisë për ta paditur zotin Trump rreth përpjekjeve të tij që të qëndronte në pushtet, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020.

Sipas anketës, 85 për qind e demokratëve pajtohen me akuzat e ngritura më 2 gusht nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, krahasuar me 47% të votuesve të pavarur dhe me 16 për qind të republikanëve. Në përgjithësi, 3 në 10 amerikanë nuk pajtohen me akuzat, përfshirë rreth dy të tretat e republikanëve.

Anketa sugjeron se aktpaditë e pashembullta ndaj një ish presidenti kanë ndikuar pak në polarizimin e elektoratit amerikan: shumica e amerikanëve nuk pajtohen me zotin Trump, por ai mbetet popullor në mesin e republikanëve.

Në përgjithësi, 35% e amerikanëve janë në favor të zotit Trump dhe 62 për qind nuk janë në favor të tij. Brenda kampit republikan, megjithatë, 7 nga 10 prej tyre e vlerësojnë ish Presidentin pozitivisht, ndërkohë 6 nga 10 thonë se dëshirojnë që ai të kandidojë sërish në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Anketa u realizua më 10-14 gusht. Në kohën kur u krye anketa, 51 për qind e amerikanëve besonin se zoti Trump kishte vepruar në mënyrë të jashtëligjshme në rastin e Xhorxhias, përfshirë rreth 16 për qind të republikanëve.

Zoti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, ndërkohë që po garon kundër Presidentit Biden.

Vetëm rreth 2 në 10 amerikanë – rreth 17% – thonë se kanë “shumë” besim në udhëheqësit e Departamentit të Drejtësisë. Ky nivel i ulët i besueshmërisë është i shtrirë përgjatë gjithë spektrit politik; vetëm 26 për qind e demokratëve, 14 për qind e të pavarurve dhe 7 për qind e republikanëve thonë se kanë besim në agjencinë e rendit dhe ligjit. Rreth gjysma e amerikanëve kanë “pak” besim në Departamentin e Drejtësisë dhe rreth një e treta “nuk i besojnë fare.” Republikanët i besojnë më pak se demokratët Departamentit të Drejtësisë, në raport 48 për qind me 18 për qind.

“Është e qartë që zoti Trump po garon për president dhe kjo administratë aktuale po bën çmos ta arrestojnë rivali politik dhe ta fusë në burg,” tha zoti Cary Arnold, republikan, 56 vjeçar, nga Marylandi. “Qoftë edhe sipërfaqësisht, kjo jep një përshtypje tejet të keqe. Diçka e tillë pritet të shihet në vendet e treta, që udhëhiqen nga diktatorët.”

Veprimet e zotit Trump nuk kanë kaluar kufirin, për të merituar akuza penale, thotë ai.

“Nuk kam parë asgjë të jashtëligjshme,” thotë zoti Arnold. “E di që njerëzit thonë se ka bërë gjëra të jashtëligjshme, por asnjëra nga gjërat që po i thonë nuk kanë kuptim.”

Ndaj zotit Trump janë ngritur katër padi penale, që nga muaji prill, por për amerikanët këto aktakuza nuk kanë peshë të njejtë.

Ndërkohë që rreth gjysma besojnë se zoti Trump ka bërë diçka të jashtëligjshme në trazirat e 6 janarit dhe rastin e Xhorxhias, përfshirë edhe rastin që ka të bëjë me dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Florida, dhe vetëm rreth një e treta e të anketuarve thonë se zoti Trump veproi jashtëligjshëm, kur sipas akuzës, fshehu pagesën për një grua, e cila thotë se kishte patur marrëdhënie me të, për të blerë heshtjen e saj.

54 për qind e të anketuarve mendojnë se me veprimet e tij pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zotit Trump e ka dëmtuar demokracinë, 19 për qind thonë jo dhe një e katërta nuk besojnë në asnjërin opsion. Republikanët janë të ndarë për sa i përket ndikimit të veprimeve të zotit Trump: 43% thonë që ai mbrojti demokracinë, ndërsa 23 për qind thonë se e kërcënoi atë. Rreth një e treta e republikanëve nuk besojnë në asnjërin opsion.

“Zoti Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij thonë, se aktpaditë synojnë ta dëmtojnë atë në këto zgjedhje”, thotë republikani 60 vjeçar David Biggar nga Florida, që ka votuar dy herë kundër zotin Trump. “Por mendoj se ai po hetohet për veprime për të cilat duhet të gjykohet”, shton ai.

Amerikanët kryesisht nuk pajtohen me pretendimin e zotit Trump se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur. Shtatë nga 10 amerikanë thonë se Presidenti Biden është president i zgjedhur në mënyrë legjitime. Por, në mesin e votuesve republikanë, 57 për qind thonë se zgjedhja e zotit Biden ishte jolegjitime, krahasuar me 32 për qind të të pavarurve dhe 2 për qind të demokratëve.

Sipas zonjës Treasa Howell, republikane 58 vjeçare nga Mizuri, shumë nga akuzat ndaj zotit Trump tingëllojnë të vërteta, por ajo beson që janë të motivuara nga politika më shumë se sa nga drejtësia dhe se zoti Trump po bëhet shembull.

“Sinqerisht, nuk mendoj që dikush në arenën politike luan 100% drejt,” thotë zonja Howell. “Më duket sikur është një aktakuzë politike, por besoj plotësisht që është e vërtetë. Dhe ky është problemi që kam me zotin Trump.”

Por, nëse zoti Trump siguron emërimin nga partia republikane dhe përballet sërish me zotin Biden, “ndonëse me hezitim, do të votoja për të”, thotë ajo./VOA

Read more

Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –

Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE –

Aksident në Vlorë! Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me murin e një banese, dërgohet në gjendje të rëndë në spital –

Të Lidhura

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –

nga 27
13:10 | 12/05/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend amendamentet për projektrezolutën për Procesin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin...

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –

nga 27
12:50 | 12/05/2026
0

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të...

Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE –

Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE –

nga 27
12:26 | 12/05/2026
0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste kritikoi opozitën se po lutet që Shqipëria të dështojë në procesin e integrimit...

Aksident në Vlorë! Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me murin e një banese, dërgohet në gjendje të rëndë në spital –

Aksident në Vlorë! Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me murin e një banese, dërgohet në gjendje të rëndë në spital –

nga 27
12:12 | 12/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot,, rreth orës 11:10, në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”. Automjeti me drejtues...

Para

Djali i Schuarzenegger ndryshon krejtësisht look -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –

13:10 | 12/05/2026
Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –

12:50 | 12/05/2026
Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE –

Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE –

12:26 | 12/05/2026
Aksident në Vlorë! Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me murin e një banese, dërgohet në gjendje të rëndë në spital –

Aksident në Vlorë! Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me murin e një banese, dërgohet në gjendje të rëndë në spital –

12:12 | 12/05/2026
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut –

12:02 | 12/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –
  • Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –
  • Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE –
  • Aksident në Vlorë! Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me murin e një banese, dërgohet në gjendje të rëndë në spital –
  • Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut –
  • Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –
  • Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com