Një aksident rrugor është regjistruar sot,, rreth orës 11:10, në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”. Automjeti me drejtues shtetasin A.H. 34 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një banese.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit është dëmtuar dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorë, në gjendje të rëndë,ku po merr ndihmë mjekësore.










