Një politikan vdes dhe e gjen vetën përpara Shën Pjetrit. Shën Pjetri hap librin e tij lexon emrin dhe i thotë:
“Pra, ti je një Politikan?”
“Po…pse ka ndonjë problem?’
“Jo jo, por për ju politikanët kemi një sistem të ri dhe për fat të keq do të duhet të kalosh një ditë në Ferr para se të vendosësh për Përjetësinë. Pas një dite në Ferr do të jesh ti që do të vendosësh ku do ta kalosh Përjetësinë, në Ferr ose në Parajsë”
Shën Pjetri kërcet gishtat dhe zhduket sa hap e mbyll sytë…
Politikani e gjen veten në suitën e një hoteli superluksoz. Nuk u beson syve, kur përpara i shfaqet një burrë i qeshur që i thotë; mirëserdhe në Ferr, çfarë dëshironi për të pirë?
“Më fal, mos jam gabim, a jam në Ferr?”
“Po në Ferr je dhe unë jam Satanai”, i thotë burri.
“Po ku është errësira, dhimbjet dhe vuajtjet?- i thotë politikani
“Oh, jemi keqkuptuar pak me kalimin e kohës, është një histori e gjatë, por le të mendojmë si do ta kalosh ti këtë ditë të vetme në Ferr; këtu ke një minibar plot me pije falas, kemi fushën e golfit, jashtë nga dritarja e suitës tuaj është një pamje fantastike, deti dhe rëra. Kemi çdo gjë që do të dëshiroje, mjafton të kërkosh tek stafi i hotelit që është në dispozicionin tuaj”.
Pasi kalon një ditë të mrekullueshme politikani e gjen veten duke ngrënë një darkë super të shijshme dhe sheh papritur gruan e tij, më e bukur se kurrë. Bën dashuri trërë natën me gruan sikur të ishte muaji i mjaltit.
Në mëngjes hap sytë dhe para tij ishte Shën Pjetri.
“Erdhi koha të bësh zgjedhjen tënde. Ku do të kalosh përjetësinë, në Ferr apo Parajsë?”
“Më fal Shën Pjetër, mund të duket pak e çuditshme, por unë zgjedh Ferrin”, thotë politikani.
“Ok, ashtu u bëftë!”- dhe sa hap e mbyll sytë Shën Pjetri ikën.
Papritur politikani e gjen veten në errësirë, e vetmja zhurmë që dëgjohej ishin ulërimet e njerëzve që torturoheshin ose të njerëzve që po digjeshin në një oqean prej squfuri.
Satanai shfaqet pranë tij dhe politikani i thërret; ku është gruaja ime? Ku është hoteli? Ku është golfi? Ku është dielli, deti?”
“Ah, thotë Satanai, dje ishim në fushatë zgjedhore, sot ti ke VOTUAR!”/27.al