Policia Kufitare e Kapshticës sekuestroi 500 kg lëndë kanabis në një kamion me targa shqiptare. Droga kishte destinacion Turqinë dhe ishte e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban. Policia ka arrestuar drejtuesine kaminionit Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës.
Policia kufitare e Kapshticës informon se droga u gjet pas kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, si edhe pas kontrollit në skaner të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.