Nënkomisar, Luan Lami, përgjegjës i njësisë operacionale në policinë e qarkullimit rrugor sqaron se patrullat e kësaj njësie pajisur edhe me radarë janë shpërndarë në pikat kryesore, ku dhe fluksi i lëvizjes është më i madh dhe padyshim rëndësi i është kushtuar zonave bregdetare.
“Kemi shtrirje gjatë gjithë javës në segmente të ndryshme ku e shohim të arsyeshme për shkak të ngarkesës dhe trafikut. Sot jemi përqëndruar në Gjirin e Lalëzit, në Lezhë, në Vlorë dhe Kavajë. Më shumë trafik gjatë mëngjesit ka pasur në Gjirin e Lalëzit dhe Kavajë” tha Lami.
Pavarësisht ndëshkimeve parakalimet dhe përdorimi i celuarëve vijon të mbetet problem.
Përveç radarëve të cilët vendosin automatikisht gjobat të cilat vijnë në adresën e gjithësecilit, vetëm këtë fundjavë patrrullat e njësisë operacionale kanë pezulluar në të gjithë vendin 63 leje qarkullimi për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa 27 leje për parakalim të gabuar.