“Policia që duam” në vitrinën që e kanë dhjerë mizat

Duhet të lëçisni

Përhapja e variantit Delta, Greqia rrezikon mbylljen e ishujve turistikë

Autoritetet greke po mendojnë vendosjen e kufizimeve të reja madje dhe mbylljen e disa ishujve turistikë në vend. Shkak për këtë është rritja e...

Thyen orën policore dhe lejuan muzikën, gjobiten 3 biznesmenë në Durrës

Shërbimet e Policisë vijojnë monitorimin e lokaleve që organizojnë aktivitete me muzikë jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje në kundërshtim me masat anti-Covid. Uniformat blu...

Fluks automjetesh drejt bregdetit, Policia Rrugore-shoferëve: Shmangni qarkullimin brenda Vlorës

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur...

I mori varësen me forcë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim për disa grabitje në Shkodër

29-vjeçari K.A., banues në lagjen “Partizani”, në Shkodër ka rënë prangat e policisë pasi i mori më forcë varësen nga qafa një qytetareje në...

Ka njerëz të shëmtuar, të cilët që t’i përshkruash duhet të përdorësh krahasimin apo metaforat. Por, rilindasit ngjajnë sikur i ka pështyrë Perëndia. Nuk duhen krahasuar me asgjë, sepse shëmtitë e ditëve që do na vijnë duhet t’i krahasojmë me ta. Do dalin të thëna si: “filani ishte më keq se rilindas” apo “fisteku ishte ku e ku me Ardi Veliun”…

Çdo ditë që shkon në këtë vend na del në pah nga një përbindësh, sak si e parashikoi Primo Shllaku. Duket sikur bëjnë një farë kalimi me radhë në një vitrinë që e kanë dhjerë mizat.

Një vit më parë Policia e Rilindjes lante me gaz lotsjellës demonstruesit. Zëri metalik i ministrit të Brendshëm ngjante me qendrën e zërit në një kamp përqendrimi. Ai bënte me dije me qetësinë e vrasësit gjakftohtë se po shkelej ligji i Rilindjes, rendi i Rilindjes. Menjëherë pas tij pasonte banja me gaz, e cila nuk pyeste për gra me barrë, fëmijë a pleq. I lau dhe banorët e pallateve që po rrinin në dhomat e tyre të ndenjes.

Në atë kohë të tërë pyesnin ku e gjenin këtë urrejtje këta përbindësha?

Sot, është më e qartë.

Rilindasit si Ardi Veliu me sojin e tyre përçmojnë, urrejnë, duan të mbysin ata që nuk i kanë në sorrollopin e tyre. Për këtë i dhunojnë, i përgjojnë, i gjykojnë, i telendisin, i rrahin, i ngordhin.

Sot, drejtori i përgjithshëm i policisë ka gjykuar një zonjë grua, të cilës më parë i rrahu fëmijën. E gjykoi me pamjet e një filmi artistik dhe pati pështirosjen të thotë që: “Shihni ç’familje ka!”.

Kush e thotë këtë? Një pis burrë që e ka lënë të mbushet Shqipëria me drogë nga toka, ajri dhe deti. E thotë një drejtor policie që ha e pi me trafikantët e vajzave, të cilët i paguajnë bakshish prej cigareve të fikura në mishin e bardhë.

Këta po ngrejnë Policinë e Moralit, ndërsa kanë shefin e Rilindjes më të degjeneruarin në tokë në marrëdhëniet me gratë, burrat dhe fëmijët. Këta po na tregojnë sinoret e moralit, ndërsa mbushin hundët nëpër tavolinat e zyrave.

Këta i bëjnë gjyqin të pambrojturit dhe nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse të tjerë legena do i mbështesin. Do dalin ditës për diell duke bërë parakalime me ish-policë si Luigi Soreca e do hedhin romuze për të “fortat” e drejtorit.

Si ka mundësi që në komunikimin me këtë lloj drejtori deputetet që gjoja po e pyesnin nuk pipëtinë? Kaq të dhunuara janë vetë këto gra që të durojnë dhe të pranojnë gjurmimin kalecët-fuksa i kanë bërë një zonje krejt e vetme në përballjen me këtë shtet horrash?

Sot, nuk u arrit një marrëveshje për reformën zgjedhore në lidhje me ndërrimin e drejtorit të policisë gjatë zgjedhjeve. Po si mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme me këtë farë drejtuesi që sheh nga brima çelësit? Si mund të pritet që ky mos t’i vjedhë dhe t’i dreqosë zgjedhjet?

Më shumë shkrime

1 koment

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Përhapja e variantit Delta, Greqia rrezikon mbylljen e ishujve turistikë

Autoritetet greke po mendojnë vendosjen e kufizimeve të reja madje dhe mbylljen e disa ishujve turistikë në vend. Shkak për këtë është rritja e...

Thyen orën policore dhe lejuan muzikën, gjobiten 3 biznesmenë në Durrës

Shërbimet e Policisë vijojnë monitorimin e lokaleve që organizojnë aktivitete me muzikë jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje në kundërshtim me masat anti-Covid. Uniformat blu...

Fluks automjetesh drejt bregdetit, Policia Rrugore-shoferëve: Shmangni qarkullimin brenda Vlorës

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur...

I mori varësen me forcë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim për disa grabitje në Shkodër

29-vjeçari K.A., banues në lagjen “Partizani”, në Shkodër ka rënë prangat e policisë pasi i mori më forcë varësen nga qafa një qytetareje në...

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, qeveria evakuon turistët

Turistët janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë,  pasi shpërthimi i zjarreve po kërcënon tashmë hotelet dhe shtëpitë përreth. Anijet bregdetare turke –...