Policia e Shtetit raporton se 12 efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së banorëve të “Unazës së re” para parlamentit, ndërsa thekson 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Në njoftim bëhet e ditur se një efektiveje i janë këputur 4 gishtat e dorës nga një kapsoll.
“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.