Policia e Shtetit ka festuar sot 105-vjetorin e krijimit të saj. Por kjo “festë” nuk ka kaluar pa një incident që këtë herë është shkaktuar nga vetë efektivët e policisë.
Dy efektivë policie në Lezhë janë konfliktuar me grushte brenda në komisariat.
N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur. Dy policët janë pezulluar nga detyra.