Një dron në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako marihuanë, gjithsej nëntë kilogramë, është konfiskuar nga Policia e Malit të Zi. Sipas Drejtorisë së Policisë, droni është pikasur gjatë aktivitetit vëzhgues në lidhje me ndalimin e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.
“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kuadër të kompetencave të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale” – thuhet në njoftimin e policisë.