Pas arrestimit të kryer, raportohet se Policia po ushtron kontrolle në banesën e Bllakos.
Kujtojmë se, Bllako akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit.
Pas hetimeve të kryera ditën e martë SPAK lëshoi urdhër-arrestin për Alqi Bllakon, ndërkohë që ditën e mërkurë ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit para se të mblidhej Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin.
Ndërkohë ditën e enjte Bllako u shoqërua fillimisht në polici, ndërkohë që mbasditen e së enjtes gjykata vendosi masën e arrestit me burg.