“Policia jonë ka shumë probleme”, Braho: Në makinën e tyre vinte era drogë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Policia jonë ka shumë probleme”, Braho: Në makinën e tyre vinte era drogë

09:34 | 17/06/2022
në Shqiperi
0

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka treguar një situtatë që i ka ndodhur me Policinë e Shtetit. Në një intervistë për mediat, Braho tregoi se teksa ishte në një mjet të policisë, ndjeu aromë kanabisi. Në momentin kur pyeti oficerët e policisë se çfarë ishte kjo aromë, ata janë shprehur se ata e përdorin herë pas here që i përdorin lëndët narkotike.

“Deri tani kemi folur mirë për trajtimin e policisë po nuk kemi folur problemet që ka venë policia. Ka mes tyre të korruptuar. Kam hyrë një ditë në një makinë policie, vinte era drogë. I thash ç’bëni mo çuna. Pimë ndonjëherë tha. Mos u çudit sepse këto punë i nxori testi që u bë në polici dhe u ndërpre se do të hapte një plagë të madhe. Jam i sigurt që ka plot nga këta që kanë bërë këtë shkollë kur bien në kontakt me drogaxhit i kërkojnë një cigare ose i kërcënojë se do t’i raportojnë. Apo i kërkojnë para e nisin problematikat”, është shprehur Braho.

Braho tha se policia e shtetit ka shumë probleme duke filluar që nga përgatitja e tyre e deri tek pagat që marrin nga shteti, që sipas tij janë shumë të ulëta. Ai gjithashtu tha se Policia duhet të jetë e përgatitur dhe e depolitizuar në kulm.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Çuçi është shtetar i mirë por me deklaratat ka rënë pre e frymës nga lart. Nuk është situata ajo që paraqiti Çuçi është e besueshme që sa kohë zhvillohen takime e evente ndërkombëtare, organizimi i tyre pa probleme është një pjesë e punës së strukturave ligjzbatuese por jo lufta reale kundër krimit. Ndodhin çdo ditë vrasje. Ka një problematikë të rëndë e cila duhet analizuar. Problematika është që situata nuk është e mirë krahas punës së mirë të shtetit për ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në evente që na nderojnë. Duhet parë se ç’bëhet për parandalimine krimit. Edhe në Amerikë vriten për ditë. Është krijuar një problematikë edhe atje për pajisjen me armë, është lëshuar dora më shumë se sa duhet sepse nuk janë sanksionuar rregullat për përdorimin e tyre. Krimi shpërthen lulëzon kur i krijon kushtet. Problemi është si i përgjigjen strukturat. Policia duhet të jetë e përgatitur dhe e depolitizuar në kulm. Për të marrë një karabinier studiohet 3 breza biografi. Nuk duhet të ketë anëtar familje në sindikata politike. Ne marrim policë rrugësh që sot jemi në një parti nesër në një tjetër. Kjo problematikë është edhe për oficerin drejtues të strukturave të policisë, 3 vjet. Ky oficer bëhet oficer i pol gjyqësore. Çka mësuar ai për 3 vite? Dhe e fundit, trajtimi financiar i policisë. Një polic sot merr 400 mijë lekë gjobë. Është i diskriminuar, nafta ka vajtur 3 mijë lekë dhe polici përdor makinën e tij për të vajtur në vendngjarje. Ku i gjen lekët? Kujdesi financiar i shtetit për policin është pak sipër zeros. Rroga e një polici duhet të jetë mbi një milion e gjysmë lekë të vjetra. Të kemi një polici tamam jo policë… Nëse nuk vihet dorë e fortë nuk kemi gjë në vijë. Me këto të merret Çuçi ti bjerë tavolinës atje në qeveri se ai që është atje nuk i kupton këto. Nuk ka rend e qetësi pa polici të mbështetur financiarisht. Çdo të bëjë konkretisht ministri për të shtuar fondet? E di ç’bëhet në SHBA? Asetet e sekuestruara të krimit i kalojnë policisë?

 

Etiketa: drogëmakinaPoliciaproblemeSpartak Braho

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shqipëria gjobitet nga Strasburgu, rrëfehet fitimtari

Shqipëria gjobitet nga Strasburgu, rrëfehet fitimtari

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com