Pas dy operacioneve të ndryshme të zhvilluara nga policia financiare e qytetit të Leçes jan sekuestruar 3 ton e 800 kg marijuanë, si dhe janë arrestuar 9 shtetas shqiptarë dhe 2 italianë.
Operacioni i parë policor është ekzekutuar në afërsi të komunës Giorgilorio, ku brenda një ndërtese të braktisur janë sekuestruar 2 ton e 720 kg marijuanë.Përgjatë këtij operacioni janë arrestuar 6 persona 4 shtetas shqiptarë e 2 italianë.
Operacioni i dytë policor është ekzekutuar pas një kontrolli rrugor në afërsi të komunës së Ceranos.Në një automjet të tipit Fiat Iveco janë sekuestruar 1 ton e 200 kg marijuanë e janë arrrestuar 2 shtetasit shqiptarë që po udhëtonin me të.
3 shtetas të tjerë shqiptarë janë arrestuar në një automjet tjetër që po shoqëronte automjetin me ngarkesën e drogës.