Policia italiane: IMSI CATCHER nuk përgjon, lokalizon telefona – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia italiane: IMSI CATCHER nuk përgjon, lokalizon telefona

17:42 | 09/06/2016
në Uncategorized
0

Policia italiane konfirmon sërish se pajisja IMSI CATCHER nuk mund të kryejë asnjë lloj përgjimi. Në përgjigje të interesit të Prokurorisë shqiptare për pajisjen, policia italiane me një shkresë zyrtare të firmosur nga oficeri i lartë i policisë italiane, Gianpaolo Zambonini, informohen autoritetet shqiptare se pajisja, e modelit “Vortex Air” është prodhuar nga shoqëria franceze “Erkom”, e dërguar në Itali nga shoqëria “Italarms”, është përdorur nga shërbimi i policisë shkencore për aktivitetet formuese dhe stërvitore të policise shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të qënieve njerëzore.

Pasi jepen detajet se çfarë bën kjo pajisje, drejtuesit e policisë së vendit fqinj sqarojnë se kjo pajisje, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit përdoret në trajnime në salla por edhe në stërvitje në terren.

Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Brendshme italiane thuhet se kjo pajisje është në gjendje të lidhet dhe të lokalizojë telefonat celulare nëpërmjet antenave të saj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Operatorët e përzgjedhur nga autoritetet lokale, thuhet se kanë mundur të përvetësojnë elementët e teorisë së rrjeteve radiomobile dhe në konfigurimin e instrumentit. Ata janë stërvitur në dy fazat teknike.

Ndërkohë thuhet se sistemi nuk është në gjendje të realizojë aktivitete të tjera teknike, përveç atyre të përshkruara, në veçanti nuk është në gjendje të bëjë përgjime në audio, në SMS dhe ne Data.

Letra e plotë:

Pajjisja IMSI Catcher, modeli Vortez Air, e prodhuar nga shoqëria franceze Ercom e shpërndarë në  Itali nga Italarms është përdorur nga Shërbimi i Policisë Shkencore për të zhvilluar aktivitete formuese dhe stërvitore për Policinë Shqiptare, në sajë të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të qënieve njerëzore.

Kjo pajisje është në gjendje që të bëjë regjistrimin dhe vendndodhjen të përdoruesëve dhe telefonave celularë nëpërmjet dy fazave të ndryshme të funksionimit.

Faza e parë: konsiston në zbulimin e antenave radiomobile  të pranishme në zonën operative, duke përcaktuar për secilin nga përdoruesit telefonikë të pranishëm dhe për çdolloj teknologjie radio (2G, 3G, 4G). Ndër antenate zbuluara do të seleksionohen ato që do të përdoren për fazën tjetër:

Faza e dytë: fillimisht pajisja konfigurohet për të simuluar antenat individuale të fazës së parë. Në këtë pikë është e mundur që të kryhen dy lloje tipologjie të aktivitetit teknik.

Regjistrimi: Telefonat prezentë dhe të arritur nga antenat artificiale do t’i komunikojnë pajisjes identitetin e tij duke bërë të mundur kështu regjistrimin, edhe të monitorimit, të shërbimit (IMSI) dhe të vetë telefonave (IMEI).

Vendndodhje: Pas regjistrimit të kodit IMSI dhe IMEI të caktuar, pajisja, në këtë fazë të dytë, mund të operoje edhe si lokalizues i vendndodhjes, që parashikon dhe njohjen e pajisjes telefonike të caktuar.

Në sajë të aktivitetit të bashkëpunimit në fjalë, personeli shqiptar është përfshirë si në aktivitetin e trajnimit teorik dhe atë praktik, (në ambiente brenda dhe jashtë në terren). Operatorët e përzgjedhur nga autoritete lokale kanë mundur kështu që të marrin njohuri teorike të rrjeteve radiomarrëse të nevojshme për fazën tjetër dhe konfigurimin optimal të pajisjes. Janë trajnuar për të realizuar të dyja fazat teknike dhe dy tipologjitë e aktivitetit.

Sistemi nuk është në gjendje që të realizojë aktivitete të tjera teknike nga sa përshkruhet më lart. Në veçanti nuk është në gjendje që të kryejë asnjëlloj përgjimi audio, SMS apo të dhënash.

 

 

 

Etiketa: IMSpaisja e pergjimitpolicia italianeprokurori

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit për marreveshjet ndërkombëtare  

Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit për marreveshjet ndërkombëtare  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Telefonata kërcënuese nga spin doctors”/ Kujt i drejtohet Ahmetaj? –

Ahmetaj kërkon video-konferencë dhe dëshmitarë –

15:46 | 13/01/2026
Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

15:32 | 13/01/2026
Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

15:28 | 13/01/2026
U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit –

15:16 | 13/01/2026
“Deshi të vr*së vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin –

“Deshi të vr*së vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin –

15:00 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ahmetaj kërkon video-konferencë dhe dëshmitarë –
  • Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –
  • Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –
  • Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit –
  • “Deshi të vr*së vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin –
  • Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ahmetaj kërkon video-konferencë dhe dëshmitarë –
  • Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com