Një person është gjendur i pajetë pasditen e sotme në Tiranë, pranë Parkut të Autobusëve.
Policia njofton se ka ndërruar jetë shtetasi R. Z.,39 vjeç për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.