Policia e burgjeve nxjerr Dritan Dajtin për “shëtitje” në ish-Bllok (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e burgjeve nxjerr Dritan Dajtin për “shëtitje” në ish-Bllok (film)

18:23 | 10/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Riarrestimi i Dritan Dajtit, pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Tiranës, i kushtoi Shqipërisë jetën e katër oficerëve të Policisë së Shtetit, por pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë i dënuari për 5 vrasje, atë të oficerëve të policisë dhe një biznesmeni, dyshohet se është shoqëruar të premten për një vizitë me motive ende të paqarta nga burgu i sigurisë së lartë në mes të zonës së populluar të ish-Bllokut.

Një redaktor i Gazetës Tema, e cila publikoi videon në faqen e saj në facebook në të cilën duket se është Dajti i shoqëruar nga forca të shumta policie, i tha BIRN se pamjet ishin marrë paraditen e të premtes nga një prej kafeneve të njohura të zonës. Ai tha se prej pranisë së shtuar forcave të policisë kishte menduar se dikush do të arrestohej. “Pashë tre policë që u futën në një godinë dhe bëra gati celularin”, tha ai në një bisedë për BIRN, duke kërkuar të mos identifikohej.

Pak minuta më vonë ai tha se pa të burgosurin të dilte nga një furgon dhe të shkonte drejt një hyrje në të cilën ai tha se është klinika e një dentisti të njohur. “Ata që e njihnin e identifikuan si Dajti”, tha ai.

Read more

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –

Dua podiumin me Shqipërinë –

Redaktori tha se personi në fjalë kishte qëndruar për rreth 1 orë në godinë. Ai tha se nuk e kishte verifikuar nëse Dajti kishte shkuar te dentisti, por se hyrja në të cilën u fut përkonte me atë të klinikës dentare.

I pyetur nga BIRN rreth kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj pretendoi se bëhej fjalë“për ekzagjerim të medias”. Ismailaj nuk e mohoi që personi të kishte qenë Dajti. Në krahun tjetër një grua që i tha BIRN se fliste nga Kabineti i Ministres Etilda Gjonaj, tha se “ngjarja ishte në verifikim”, por pa shpjeguar se çfarë po verifikohej.

Shumica qeverisëse miratoi në fund të vitit 2018 atë që e pagëzoi si ligji “41/bis”, i “kopjuar” nga Italia. Ligji supozohet se do të shtrëngonte masat e sigurisë për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë. Vetë ministrja Gjonaj, lidhi zbatimin e tij me rastin e Dajtit. Në një konferencë për shtyp pak ditë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila zbuti dënimin ndaj Dajtit për katër policët e vrarë në 25 vjet burg, Gjonaj e cila dënoi si të përbuzshëm vendimin e gjykatës, premtoi siguri të shtuar në burgje duke hamendësuar se vendimi ishte “një aferë korruptive”.

“Ne do të përshpejtojmë reformën për rritjen e sigurisë në burgje si masë imediate në luftën kundër krimit të organizuar, ku pas instalimit të monitorimit 24 orësh të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit 41 bis dhe paketës ligjore me ndryshime të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim, do të miratohet së shpejti përforcimi i mëtejshëm i nivelit të sigurisë në institucionet penitenciare”, tha atëherë Gjonaj.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit. Dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Vendimi shkaktoi atëherë revoltë dhe solli një mori reagimesh nga politika, përfshi reagimin e Gjonajt për masa më të rrepta sigurie në burgje, duke lënë të kuptohet se vendimi gjyqësor ishte ndikuar prej aty.

Ndëkohë pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Më 14 shkurt 2019, policia kontrolloi shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikolli në Lezhë dhe Petrit Aliajt në Sarandë. Megjithatë një çështje e ngritur ndaj tyre u dërgua nga prokuroria për pushim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 6 janar. Gjykata ktheu dosjen pas për hetime të mëtejshme. /BIRN

https://video.syri.net/upload/videos/2020/01/Tk3xVQF6HOvetA9KqqVv_10_f7fb1806a21b0af9261344a237abff9c_video_240p_converted.mp4
Etiketa: “një aferë korruptive”Agim IsmailajBIRNdrejtori i Përgjithshëm i BurgjeveRiarrestimi i Dritan Dajtit

Të Lidhura

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

nga 27
19:58 | 26/04/2026
0

I ati i Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra javën e kaluar.ne Memaliaj, eshte invalid. Astrit Goxhaj rrëfen me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

nga 27
19:40 | 26/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, tek Ura e Çerkezës, ku 2 automjete janë përplasur mes...

Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –

Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –

nga 27
19:26 | 26/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump deklaron se Irani ka rënë dakord të dorëzojë uranium të pasuruar në nivel të lartë, që...

Dua podiumin me Shqipërinë –

Dua podiumin me Shqipërinë –

nga 27
17:04 | 26/04/2026
0

Kampionia olimpike e Pekinit, Yipsi Moreno, prej më shumë se një viti ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë. Kampionia kubane, e...

Para
Tiranë/ Merr flakë një makinë, nuk dihet akoma shkaku (film)

Tiranë/ Merr flakë një makinë, nuk dihet akoma shkaku (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

19:58 | 26/04/2026
Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

19:40 | 26/04/2026
Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –

Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –

19:26 | 26/04/2026
Dua podiumin me Shqipërinë –

Dua podiumin me Shqipërinë –

17:04 | 26/04/2026
Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

16:48 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –
  • Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –
  • Dua podiumin me Shqipërinë –
  • Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –
  • Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com