Policët në xhami gjatë protestave/ Forumi Musliman: Sjellje poshtëruese për objektet e kultit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policët në xhami gjatë protestave/ Forumi Musliman: Sjellje poshtëruese për objektet e kultit

17:41 | 18/03/2019
në Kryesore
0

Gjatë protestave të opozitës u vunë re edhe punonjës të policisë me maska dhe civile në lartësitë e xhamisë së Tiranës duke filmuar dhe fotografuar protestuesit në afërsi të sallës së parlamentit.

Lidhur me këtë sjellje të forcave të rendit ka reaguar edhe Forumi Musliman i Shqipërisë që e “konsideron këtë akt, si shkelje të rëndë të parimeve të paprekshmërisë së objekte të kultit, si thyerje të papranueshme të laicitetit dhe si ndërhyrje të dënueshme të policisë së shtetit dhe të vetë shtetit jo thjesht në objekte, që administrohen nga Komuniteti Mysliman dhe janë pronë e patëhuajësueshme e besimtarëve, por si ndërhyrje të drejpërdrejtë në punët e Komunitetit Mysliman dhe në çështjet e fesë”.

Cënimi i shenjtërisë së xhamisë nga forcat e rendit.

Read more

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Gjatë ditëve të dy protestave të fundit të zhvilluara para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, forca të shumta të policisë së shtetit janë futur, strehuar dhe kanë qëndruar në ambientet, në oborrin dhe në rrethimin e Xhamisë së Re që po ndërtohet.

Forumi Musliman i Shqipërisë e konsideron këtë akt, si shkelje të rëndë të parimeve të paprekshmërisë së objekte të kultit, si thyerje të papranueshme të laicitetit dhe si ndërhyrje të dënueshme të policisë së shtetit dhe të vetë shtetit jo thjesht në objekte, që administrohen nga Komuniteti Mysliman dhe janë pronë e patëhuajësueshme e besimtarëve, por si ndërhyrje të drejpërdrejtë në punët e Komunitetit Mysliman dhe në çështjet e fesë.

Objekti i çdo xhamie, si edhe objekti i çdo kishe apo i çdo sinagoge, nuk mund të dhunohet kurrë në një mënyrë kaq brutale nga policia e shtetit dhe nga vetë shteti, duke shkatërruar plotësisht çdo kufi ndarës mes shtetit dhe fesë.

Nuk do të guxonin kurrë në asnjë vend demokratik, që forcat e policisë të përdornin si bazë, apo si vendstrehim, apo si vendfshehje oborrin, bodrumet apo ambientet e tjera të një kishe, një xhamie apo sinagoge. Forumi Musliman i Shqipërisë i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos dhunojë objektet e kultit dhe Xhaminë e Re të Tiranës si deri më tani. Forumi Musliman i Shqipërisë i kërkon Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që t’i kërkojë zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, që të mos e përsërisë më këtë sjellje poshtëruese për objektet e kultit, për xhaminë dhe për besimtarët myslimanë.

Ky është një qëndrim i përsëritur të cilin ne e kemi denoncuar edhe më herët pranë të gjithë organeve përkatëse dhe e kemi përcjellur si shqetësim edhe në “Raportin e Islamofobisë 2018”, që ua kemi shpërndarë të gjithë organeve qeverisëse dhe shoqërisë civile e faktorit ndërkombëtar të pranishëm në vend.

Është në themel të vlerave të demokracisë dhe të qytetërimit demokratik, që këto institucione janë të paprekshme, të mbrojtura dhe nuk mund të dhunohen kurrë në këtë mënyrë. Mbetemi shpresë plotë se mediat, shoqëria civile dhe qytetarët shqiptarë do të jenë me ne në këtë qëndrim dhe nuk do të legjitimojnë këtë sjellje të policisë. Mbetemi po ashtu shpresë-plotë, se vetë policia nuk do të përdorë më Xhaminë e re si një vendstrehim apo një vendfshehje duke e dhunuar atë.

/syri.net/

Etiketa: Forumi MuslimanForumi Musliman i ShqipërisëKomuniteti Mysliman i Shqipërisëobjektet e kultitposhtërueseprotestatxhamiXhamia e Re

Të Lidhura

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

nga 27
19:27 | 03/06/2026
0

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

nga 27
19:19 | 03/06/2026
0

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka...

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

nga 27
19:09 | 03/06/2026
0

Protestuesit kanë çarë kordonin metalik, ndersa policia u kundërpërgjigj me ujë. Sakaq, turma e qytetarëve nuk u ndal dhe u...

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Para
Sulmi terrorist në Holandë/ Tragjedi në Utrecht, tre të vdekur dhe disa të lënduar. (Fotoja e të dyshuarit + film)

Sulmi terrorist në Holandë/ Tragjedi në Utrecht, tre të vdekur dhe disa të lënduar. (Fotoja e të dyshuarit + film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

19:19 | 03/06/2026
“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

19:09 | 03/06/2026
Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –
  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com