Polemika/ Shpëtim Idrizi: Dhe Rruga e Arbërit do bërë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polemika/ Shpëtim Idrizi: Dhe Rruga e Arbërit do bërë…

17:37 | 26/04/2016
në Shqiperi
0

Miku im Përparim Spahiu, deputet i Dibrës, nisur nga takimi i PDIU-së me anëtarësinë e saj në Peshkopi, bëri një reagim që sipas meje kishte shënjestrën e gabuar. Ai kujtoi premtimet e pambajtura të politikës shqiptare e të deputetëve të Dibrës për ndërtimin e Rrugës së Arbërit në këto 20 vjet. Madje, përfshihu dhe veten, meqë dikur e kishte premtuar këtë rrugë.

I nderuar koleg, unë kam përshtypjen se je nisur nga fakti që ke parë dibranët e shumtë që ishin në Pallatin e Sportit dhe nuk je përqendruar tek ajo që unë deklarova për Rrugën e Arbërit.

Po si ty kritikova ata që e kanë premtuar në çdo fushatë në 20 vjet e akoma nuk dimë, kur do bëhet. Ajo që unë premtova është që duhet të bëjmë gjithçka për ndërtimin e asaj rruge, ndaj paralajmërova një interpelancë së shpejti me qeverinë shqiptare për të kuptuar më mirë se ku ka mbetur premtimi i dy dhjetë vjeçarëve të politikës shqiptare dhe se si mund të lobojmë më mirë për të bërë të mundur ndërtimin e kësaj rruge, sepse ti e di mirë që tash e shtatë vjet PDIU nuk ka qenë kurrë në poste qeveritare apo të ketë mundësi numrash t’i imponohet qeverisë. Por, kjo s’na pendon të bëjmë gjithsa mundemi për të lobuar, ngritur zërin, ushtruar presion që kjo rrugë të bëhet.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ajo që ka më shumë rëndësi koleg është fakti që premtimet elektorale s’kanë më vlerë në Dibër, por gjithsesi ajo rrugë do bërë jo thjesht për të mbajtur një premtim elektoral e ca vota më shumë, por si një rrugë e rëndësishme në strategjinë tonë kombëtare për fuqizimin ekonomik të Shqipërisë për bashkimin e asaj zone si gjymtyrë e rëndësishme që do të bashkonte çerekun e vendit tonë me pjesën tjetër të saj. Nga Tirana ku rrinë dhe deputetët e Dibrës e ku stigmatizohen me shprehjen “O sa mirë me qenë Dibranë” duhen katër orë me arrit në Peshkopi në një udhë shumë të vështirë për mileniumin e ri. Megjithatë është një zonë e pasur me njerëz punëtor e ku me krenari të thonin se në këtë stinë të vitit të tërë njerëzit janë në punë e s’ka asnjë ngastër të pa punuar e të pa mbjellë. Ata janë totalisht jashtë tregjeve tona bujqësorë e prodhimet e tyre si fushës sit ë pemëve frutorë kalben, sepse nuk arrijnë dot të grumbullohen apo të mbërrijnë në Tiranë a Portin e Durrësit për eksport, prandaj ajo rrugë duhet ndërtuar me patjetër për ta lidhur zonën e Dibrës me pjesën tjetër të vendit.

Ndaj, kur fola për strategji kombëtare ne kemi detyrim kushtetues të kujdesemi për bashkëkombasit tanë kudo që janë. Kjo rrugë do të lidhte me aktivitet ekonomik Dibrën e Shqipërinë me të gjithë zonat shqiptare në Maqedoni, pasi edhe ata si ne kanë nevojë për integrim e tregje për produktet e tyre. Prandaj, ajo rrugë duhet ndërtuar patjetër.

Ajo është e rëndësishme si rrugë strategjike e zhvillimit kombëtar dhe më gjerë dhe si e tillë duhet bërë. Ajo nuk është rruga e dibranëve dhe atyre që kanë marrë votat për 20 vjet. Ajo është rruga e gjithë shqiptarëve, të cilët duan një atdhe më të integruar e me ekonomi të zhvilluar.

Prandaj, dhe një herë koleg duhet hequr dorë nga premtimet boshe e për vota, megjithë respektin që nuk ju shmange as përgjegjësisë personale. Por, nuk duhet hequr dorë kurrsesi nga gjetja e udhëve, mundësive e formave për ndërtimin e Rrugës së Arbërit me rëndësi kombëtare dhe më gjerë.

Etiketa: bashkëkombasitdetyrim kushtetuesfuqizimi ekonomikPDIUPërparim Spahiupolemikapremtim elektoralrruga e arberitShpetim Idrizistrategji kombëtare

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Ema Andrea i kthen përgjigje “kolonisë ndëshkimore”

Ema Andrea i kthen përgjigje "kolonisë ndëshkimore"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com