Kompania amerikane, Johnson & Johnson do të bëhet prodhuesi i katërt që aplikon për miratimin e një vaksine kundër COVID-19 në BE. Kështu raporton e përditshmja gjermane, BILD.
Ajo i referohet deklaratave të Komisioneres së Shëndetësisë në BE, Stella Kyriakides. Duke folur në një takim me grupin e eurodeputetëve të PPE, ajo tha se kjo është një tjetër shenjë shprese në luftën kundër koronavirusit.
Vaksina e Johnson & Johnson ka avantazhin e madh, sepse mjafton vetëm një dozë për të ofruar mbrojtje të plotë kundër koronavirusit.
Jo vetëm kaq, por ajo është më e lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar se vaksinat e Pfizer dhe Moderna.
Sipas informacioneve të publikuara në mënyrë aksidentale nga qeveria belge, kjo vaksinë është ndjeshëm më e lirë. Një dozë do të kushtojë 8.5 dollarë.
Më e lira vaksinë do jetë ajo e Oksfordit, që do të kushtojë 2 euro për dozë.
/syri.net/