Po të dëgjonte Rama burrat e Kosovës, nuk do dukej si bretkosë sot – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po të dëgjonte Rama burrat e Kosovës, nuk do dukej si bretkosë sot –

18:38 | 01/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Hysni Gurra

Po të kishte dëgjuar kryeministrat e Kosovës, Edi Rama do t’i kishte kursyer vetes turpërimin e mbylljes së Ballkanit të Hapur.

I investuar prej 10 vitesh në miqësinë me “vllaun Vuçiç”, Rama u armiqësua me Isa Mustafën, me Hashim Thaçin, me Ramush Hajradinajn dhe Albin Kurtin.

Po të kishte dëgjuar burrat e Kosovës Rama nuk do të dilte naiv në politikën rajonale. I cytur nga ideja e të bërit lajm, dhe mu si bretkoska e përrallës që fryhet e fryhet për t’u bërë ka, Rama nisi aventurën e miqësisë me Vuçiç më 2014 me idenë se pas 70 vjetësh një udhëheqës shqiptar po viziton Beogradin.

Plani ishte perfekt. Rama ligjëroi si patriot në Beograd. Një tolerancë që Vuçiç e pranoi për t’i paraqitur Merkelit dhe Brukselit se tashmë në rajon kishin në një anë përfaqësuesin e serbëve Vuçiç dhe në anën tjetër “përfaqësuesin” e shqiptarëve Ramën.

Vuçiç, i cili mesa duket e njohu mirë Ramën, ja “njohu” rolin “ndërkombëtar”. “Unë jam për probleme të vogla” – thoshte Vuçiç, për “probleme të mëdha është Edi”.

Edi Rama me guximin e fillestarit në politikën rajonale dhe veçanërisht në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, mendoi se i njeh serbët më mirë se burrat e Kosovës. Madje po të rilexosh sot se çfarë ka thënë Edi Rama për të mirat që merr Kosova nga Ballkani Hapur, nuk mund të bësh gjë tjetër veçse   të mbash brinjët nga të qeshurat.

Po si erdhi puna që ideatori i “minishengenit Ballkanik”, ati i Ballkanit të Hapur të bëj një kthesë 180 gradë?! Kjo as që mendohej dy javë më parë. U desh rrëmbimi i tre policëve të Kosovës që Rama të kuptonte se kë kishte përballë. Me lehtësinë me të cilët bën pazaret e vogla në Shqipëri, Rama mendoi se kishte investuar mjaftueshëm në miqësinë me Vuçiç që të lironte tre policët. Por Vuçiç, e shiti më shtrenjtë lirimin. Mori telefonatë nga sekretari Blinken dhe një lutje publike nga miku i tij Viktor Orban. Ishte ky i fundit që njoftoi lirimin ende pa dhënë “verdiktin gjykata serbe”.

Keqkuptimi i madh ndodh për faktin se Edi Rama nuk kupton dot se cili është interesi shtetëror? Edi Rama mendon se shteti është një mekanizmë që vihet në lëvizje me iphone dhe mjaft të shkruaj një tekst në whatsapp. Edi Rama e mendon shtetin dhe interesin shtetëror të ngjashëm me marrjen e një tenderi, apo hartimin e një ligji special.

Edi Rama nuk e di, nuk i intereson dhe nuk e kupton se cili është interesi shqiptar, apo kombëtar, madje nuk ka se si të dijë se cili është edhe interesi shtetëror i Shqipërisë. Për këtë gjë i falet se nuk di cili është interesi shtetëror serb. Nëse do të kuptonte se cili është interesi shtetëror serb, do të kuptonte më mire se pse 1000 banditë të stërvitur në Serbi morën pjesë në trazira dhe goditën KFOR-in, do të kuptonte se pse serbët kërkojnë që në Veriun e Kosovës të mos sundojë ligji, por krimi, do të kuptonte edhe pse Vuçiç nuk firmosi planin franko-gjerman në Ohër. Me atë që i ka bërë Kosovës, Edi Rama nuk ka jo ndikim, por as respekt në elitën e Kosovës. E provoi vetë se ka zero ndikim te Vuçiç dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të sillet si “Robert Çamçakëzi” dhe t’i bashkohet korit të “ndërkombëtarëve” duke fajësuar viktimën dhe jo agresorin.

Read more

Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

Mos e lëshoni frontin…! –

Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë –

Të Lidhura

nga 27
22:33 | 10/06/2026
0

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë. Flakët dhe tymi i dendur janë përhapur në...

Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

nga 27
22:21 | 10/06/2026
0

Në festën e 1 qershorit në Durrës do të lëshoheshin 2 mijë copë tullumbace nga Sheshi “Liria”. Fëmijët festuan si...

Mos e lëshoni frontin…! –

Mos e lëshoni frontin…! –

nga 27
21:09 | 10/06/2026
0

Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, iu bashkua mbrëmjen e së mërkurës protestës qytetare para Kryeministrisë, ku u bëri...

Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë –

Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë –

nga 27
20:45 | 10/06/2026
0

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku 15-vjeçari Arbër Peçi...

Para
Përçarja e PD dhe kandidimi i Bashës për kryetar, Zekthi: S’duhej të kthehej, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

22:33 | 10/06/2026
Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

22:21 | 10/06/2026
Mos e lëshoni frontin…! –

Mos e lëshoni frontin…! –

21:09 | 10/06/2026
Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë –

Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë –

20:45 | 10/06/2026
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, e shoqëron Alesia Balliu –

20:17 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –
  • Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –
  • Mos e lëshoni frontin…! –
  • Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë –
  • Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, e shoqëron Alesia Balliu –
  • Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –
  • Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com