Po s’më bëre mik, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahet, gjumi nuk më flihet… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po s’më bëre mik, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahet, gjumi nuk më flihet…

08:03 | 26/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Po s’më bëre mik, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahet, gjumi nuk më flihet, ëndrra s’më fanepset, djersët nuk më dalin, qurrat nuk më bien, kolla s’më ngacmon, teshtima nuk më vjen, mishi s’më rrënqethet, piruni nuk më ngulet, çiçi nuk më bëhet, qumështi nuk më derdhet, jeta nuk më duhet.

Po s’më bëre mik, më sill një pikë ujë, ku të mbytem dhe të qaj. Qaj unë e qaj ti, brenda pikave të lotit do mbytemi të dy. Në mos, më braktis në një pyll ku korbat do më çukisin kërrmën, bishat do më lënë skeletin. Ose hidhmë në një pus të mbytem duke bërtitur dhe askush të mos më dëgjojë. Ndiz një zjarr e më digj. Kur flakët të prekin qiellin të habitet Zoti që më dogje pse s’më bëre mik. Më gjej një shpellë ku të gdhihem e ngrysem duke u lodhur të gjej arsyen pse s’më bën mik. Kur të vish në shpellë për vizitë do të mahnis duke të rrëfyer misteret e errësirës aq sa nuk do duash të dalësh më nga shpella por do rrish me mua përgjithmonë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pra, do më bësh mik. Por, do jetë vonë, se ndërkohë do jem bërë mik me shpellën dhe miqësia jote nuk do më duhet. Nëse nuk gjen dot një hon ku të më gremisësh, më hap një varr ku të më groposësh. Po përtove të gërmosh varrin, më sill një ambulancë që të më çojë në një spital ku të më kurojnë me ilaçe të gabuara nga një sëmundje inekzistente. Ose më vendos para një televizori ku po çfaqet një soc-film, që do më mërzisi sa do më vdesi.

Për të më varrosur për së gjalli, më detyro të dëgjoj një bisedë televizive ku një idiot thotë “jam artist”. Ose thuam që Roma është më e bukur se Tirana, të ta ngul një sqepar në kurriz dhe ta shtyj në burg reston e jetës. Apo thuam se bota ka bukuri më mahnitëse se muzgu në Kepin e Rodonit, të vi të ta çaj gurrmazin me biçak. Provo të më bindësh se Kalifornia është më e bukur se Myzeqeja, të t’i nxjerr sytë me pirua. Flakmë në një furrë ku të digjem, ose në një gropë gëlqereje ku të tretem. Hidhmë në një mulli të më bluash. Nuk do ta refuzoj një mur ku të ma përplasësh kokën.

Një semafor ku të hyj me të kuqe dhe një kamion përballë të më coptojë, do ta di për nder deri në amshim. Me kënaqësi do pranoj të më hedhësh nga një grataçiel. Po më godite në kokë me varre që të vdes në çast, do të falenderoj me gjithë shpirt. Një kazan me ujë të valuar ku të zjehem me gjith lecka do ishte po aq mrekulli sa edhe një tigan gjigand ku të fërgohem. Një grirëse ku të coptohem do ta paguaj me flori. Dy shina treni ku të ndahem më tresh si Anna Karenina do ishte ndihmë që s’llogaritet. Flakja në cilindo qiell sado të largët do më kënaqte sa do më çmendëte. Më hidh në një luna që të më trishtojë a një liqer të tharë që ta mbush me lot. Më trego një xhami pa hoxhë dhe pa minare ku të falem s’di se pse. Më thuaj ku ndodhet një kishë pa prift dhe pa altar ku të rrëfehem për mëkate që s’i kam bërë. Vetëm më bëj mik.

Etiketa: Edison Ypifriend requestmik

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Si të përgatisni reçelin e kumbullave në dy mënyra, shije dhe ëmbëlsi fantastike

Si të përgatisni reçelin e kumbullave në dy mënyra, shije dhe ëmbëlsi fantastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

09:47 | 18/12/2025
Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com