Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Po sikur… O Taulant Muka?! Po sikur kjo histori të ketë një version tjetër?

Nga Media 0

Nga Denis Bala

Po sikur… O Taulant Muka?! Po sikur e gjithë kjo histori që bëri bujë të ketë një version tjetër? Ashtu siç shpesh në shume ngjarje, historia është në disa versione të ndryshme, po kjo histori a mund të lexohet dhe ndryshe?!

Ditët e sotme, në botën akademike, në Shqipëri të paktën, është e përhapur një mënyrë e bërjes së shkrimeve, doktoraturave apo dhe më gjërë. Për shumë arsye, një person që konkurron për doktoraturë, jo gjithmonë e realizon vetë temën e saj, nga A-ja deri tek Zh-ja. Prandaj, lind një hipotezë që më pëlqen ta besoj. Taulanti, si një person i formuar jashtë, dhe fama e tij prej një shkencëtari që ka marrë pjesë në shumë grupe kërkimore, e bën atë një person ku mund të kërkohet dhe një temë sa për të mbaruar “punë”, dhe nga tjetër të duhet një doktoraturë e bërë mirë. Kjo gjë mund ta ketë shtyrë Z. Demo të blejë apo të paguajë për një temë diplome që do t’i shërbente atij, aq më tepër që nuk ishte një mall nga tregu i vendit por nga ai i jashtëm.

Ky version është shumë i përhapur dhe shumë doktorantë sot, kanë konkurruar me një temë të blerë, kjo tashmë dihet. Kjo nuk ndodh vetëm me temat e doktoraturës, por dhe me shumë shkrime, botime apo libra, ku emri që vendoset në fund është blerësit dhe jo i atij që e ka shkruar atë.

Dhe vjen një moment që tema e diplomës që ti ke berë dhe punuar bëhet “Zv. Minister i Arsimit dhe Sporteve”. Dhe pikërisht ky është momenti që “qingjin” që e ushqeve, ta bësh “kurban'” dhe të dalësh në skenë duke deklaruar që këtë punim e kam punuar unë dhe kjo është plagjature, dhe të tille si ky rast ka shume!!!

Sa “ndere” të tjera ke bërë Taulant? Natyrisht, askush nuk mund të thotë që temën për të cilën flitet, e kam blerë dhe jo vjedhur: “thikë me dy presa”. Nga ana tjetër, në një mori shkrimesh, që Taulanti ka bërë, në një mori diplomash doktorature që janë, qëlloi fati që fare rastësisht, të godasësh në shenjë. Të japësh një botim, apo një punim që dikur e ke punuar dhe e ke publikuar, dhe pastaj e shet kundrejt një pagese, kjo po të jetë një version sesi godet në shenjë fare rastësisht. E pse mos ta besojmë këtë, Taulant?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej