Po me urën ç’patën…?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po me urën ç’patën…?!

14:49 | 15/08/2019
në Kryesore
0

Nga Stafi i DigitAlb

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it! Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “Ura” lidhëse e gjithë shqiptarëve! Ëndërrës që ne, stafi, i besuam dhe jetuam duke punuar për 15 vite…

Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!

Read more

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Siç besojmë jeni në dijeni; Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt. Dhe këtë, sʼka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët… Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si “Asamble e Aksionarëve” të DigitAlb! Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ultimative për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!

Por, ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo tʼju dalë alternativa e parë… Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato 15 Vjet ishte një lider; po me ne stafin çʼpatët…?!

Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt u përzumë pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 familje me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri.

Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!

Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani sʼjanë më! Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim? Me çfarë ta paguajë ai tjetri qiranë e shtëpisë, ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?! Çʼkusur kanë fëmijët tanë që tani sʼmbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?! Ça faji kemi që besuam tek ju? Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona, sepse punonim në DigitAlb… Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë… Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur në pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!

Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur sʼna njihni e as na keni parë kurrë?! Kemi punuar për ju! Me vite! Me plot përkushtim! Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi besonim në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë, ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!

Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!

Etiketa: aksionarë të DigitAlb-it!Digitalbdritan hoxhaStafi i DigitAlb

Të Lidhura

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

nga 27
08:42 | 16/05/2026
0

Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden në kohën kur ishte president i SHBA-së për të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Para
Gjermani/ Humb jetën teksa shkonte në çerdhe vogëlushi 3 vjeçar

Gjermani/ Humb jetën teksa shkonte në çerdhe vogëlushi 3 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com