Po cili je ti, more zog kurve që s’më le një kujtim në këtë qytet? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po cili je ti, more zog kurve që s’më le një kujtim në këtë qytet?

16:08 | 21/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Genti Shehu

Po kaloja dje rastësisht para Teatrit Kombëtar, edhe u ula në një nga ata stolat anash. Në vesh ndotja akustike e një muzike të tmerrshme, nga një karrocë ambulatore akulloresh të shtrenjta. Ata që kishin dalë të protestonin, që ata qofshin si dalin përditë, po shpërndaheshin. Ulur aty po shihja atë godinën, që t’ju them të drejtën s’më pëlqen fare. E shikoja dhe m’u kujtua se nuk e mbaja mend herën e parë që kisha qenë në teatër. Prindërit dhe xhaja beqar, që më nxirrte shumë, më kanë futur që pa mbushur moshën e lejuar në estradë e në teatër. U luteshin biletashitësve se isha i urtë e nuk bëja zhurmë.

Një nga shfaqjet e para që kujtoj ka qenë “Dashi pa brirë” me Roland Trebickën, një komedi plot me keqkuptime. Mbaj mend se si vraponim me mamin e babin të kapnim “Natën me hënë”, se atëherë në 7 pa 5 derës i vihej kyçi. Më kujtohet si më ka tronditur fakti që Ema Andreas i kërkonin një vërtetim që ishte vajzë dhe unë, një fëmijë naiv, thosha: “…po kjo duket që është vajzë”. Sa e kam urryer Yllka Mujon në atë shfaqje, aq e kam dashur te “Fernando Krafi”. Yll e bukur më dukej!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Katër herë e kam parë “8 persona plus” dhe katër herë kam qeshur me shpirt, si herën e parë. Mbaj mend se kam dëshiruar që edhe “Pallatin 176” të mund ta kisha parë aty. Kë nuk kam parë në atë skenë. Kam shkuar edhe kur kishte shfaqje të çuditshme, që nuk më pëlqenin, kam shkuar dhe kur shfaqjet filluan të kishin prapë shije. Kam qeshur me lot me Olta Dakon tani së fundmi, paçka se s’më leverdiste fare dhe ma ka bërë mishin kokërr Luiza Xhuvani. Pak emra po përmend, po kë s’kam parë aty nga aktorët e kë s’kam shijuar nga shfaqjet.

Rrija ulur në stol e kujtoja ato që kisha parë aty brenda dhe e kapa veten që më ishin mbushur sytë me lot. Godina e re mund të jetë e bukur, moderne, po muret e saj nuk do të m’i risjellin gjithë këto kujtime. Aty u kujtova që kur kaloj te ish-Estrada, nuk më kujtohet më “Hamleti dhe skarciteti”; kur kaloj te ish-Kinema 17 Nëntori, nuk më kujtohet më se si u vramë me njerëzit atë darkë vere me xhajën, si e si të shihnim cip mbi cip “Këmbëmadhin e Egjiptit”; kur kaloj te ish-Kinema Dajti nuk më kujtohet më se ç’gëzim ishte që me klasën do të shihnim “Komisarin e Dritës”, jo se na pëlqente filmi, po se do të shkonim në kinema të gjithë bashkë; se kur kaloj te ish-Kinema Republika, nuk kujtoj më as dritën e “Mimoza Llasticës”, as traumat e “Rrethit të Kujtesës”, as emocionet që na ngjallte “Shamikuqja”…

I mbajta lotët, se turp kush na sheh të qajmë në publik, po më kapi një zemërim dhe më lindi vetë pyetja: “Po cili je ti, more zog kurve që s’më le një kujtim në këtë qytet? Cili je ti, mor këlysh, që në emër të parave e rrugës tënde politike, më shuan mua kujtimet më të bukura të një kohe, që nuk më kthehet më? Cili je ti që me maskën e “zhvillimit të qytetit” na shkatërron kujtesën kolektive, sikur ne të mos kishim ekzistuar gjer para kohës tënde? Po deshe ta zhvillosh qytetin keni boll cepa, po s’e ke aty hallin ti, jo…”

Befas ajo godinë e rrëgjuar m’u duk më e bukura në botë. U ngrita. Nuk durova dot më të imagjinoja se si me muret e saj, do të shemben edhe disa prej kujtimeve të mia më të bukura. Po jam i sigurt se edhe disa prej të tuave…

Etiketa: 8 persona plusGenti ShehukujtimLuiza Xhuvanimishin kokërrOlta DakoPallatin 176Teatri Kombëtarzog kurve

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Nuk ndalen lëkundjet e Tokës, tërmeti 3.5 ballë ndjehet në Lushnjë, Fier dhe Tiranë

Nuk ndalen lëkundjet e Tokës, tërmeti 3.5 ballë ndjehet në Lushnjë, Fier dhe Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com