Është plotësuar sot amaneti i Mid’hat Frashërit për varrosjen e eshtrave të tij në Shqipëri. Ceremonia është zhvilluar paraditen e sotme, ku kanë marrë pjesë personalitete dhe politikanë, si edhe kryeministri Edi Rama.
Amaneti i Mid’hat Frashërit ishte që të varrosej në Shqipëri, ndërkohë që arkëmorti me eshtrat e tij është vendosur përkrah babait Abdyl Frashëri dhe dy vëllezërve të tij, Naim, dhe Sami Frashëri.