Plasari flet “troç”: Mos u mundoni kot, Rama do ta prishë Teatrin Kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plasari flet “troç”: Mos u mundoni kot, Rama do ta prishë Teatrin Kombëtar

11:55 | 16/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

1500 lekë kujtesë historike.

Nga prof. Aurel Plasari

Në debatet për mbrojtjen dhe ruajtjen e ndërtesës kulturore shumëfish historike, në të cilën funksionojnë sot “Teatri Kombëtar” dhe “Teatri Eksperimental”, kam ngulmuar më se një herë që t’i shkohet krimit në zanafillë. Të merremi me përgjegjësit që e hoqën atë ndërtesë nga listat e monumenteve të kulturës, të cilat mbrohen nga shteti. Përpos mirëkuptimit nga dy ose tre kolegë të nderuar, kam ndeshur në një skepticizëm zhgënjyes.

Po ashtu, jam bezdisur, kur shikoja që beteja thjeshtohej te “si u tenderua”, “sa u tenderua”, “kush fiton më shumë”, “kush zhvat tokën”, “sa fut në xhep ky”, “sa fut në xhep ai”. Mbi 12 herë mund të kem shkruar për nevojën e ruajtjes dhe mbrojtjes së asaj ndërtese kulturore shumëfish historike pa u marrë me shifra dhe xhepa. Nëse dokumente hedhin dritë mbi cilëndo forcë politike që është përgjegjëse për nxjerrjen nga lista e monumenteve të kulturës, pra nga mbrojtja shtetërore e monumentit në fjalë – po e përsëris: të shpallur tanimë me vlerë kulturore europiane, – asaj force do t’i llogaritet përgjegjësia historike e krimit.

Kur në një intervistë të 9 qershorit 2019 më ka pas pyetur z. Krasta, nëse do të bëheshin dot zgjedhje më 30 qershor, ndryshe nga të ftuar të tjerë i kam qenë përgjigjur “po”. E mbani mend? Dhe nuk ma vunë veshin. Të tjerët bënin be e rrufe që ato zgjedhje nuk do të bëheshin kurrën e kurrës. Jam përgjigjur që Edi Rama “i bën” dhe kam shpjeguar edhe se përse Edi Rama “i bën”. Siç i bëri.

Dhe “i bën” të gjitha, sepse qeveris në Shqipëri, ku edhe rrënimi i monumenteve historike është punë  e lehtë, në kuptimin që nuk kërkon ndonjë farë guximi a trimërie. Është ves që qeveritarëve rrënimtarë ua ka lënë lija. Janë rrënuar në Shqipëri deri edhe monumente ndër më të rrallat të Mesjetës arbërore. Edhe duke qenë të përfshira në listat e monumenteve të kulturës, pra që mbroheshin nga “shteti”, ndërsa prisheshin po nga “shteti”. Si për të përmbushur ndezullinë e rrënimtarëve xhahilë, është bërë kujdes edhe që të regjistroheshin në pelikulë. Mund ta shohim të regjistruar krejt ngjashëm, në suport elektromagnetik, edhe kryerjen e krimit të ri.

Shfletoni historinë dhe hapni faqen e zezë të rrënimit të kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës, asaj ngrehine të rrallë të kultit të shekullit XIII, të vlerësuar nga specialistët për arkitekturën gotiko-romanike etj. Për të thoshte legjenda – jo Barleti – që aty pati vënë kurorë vetë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Rrënimtarët shtetërorë e hodhën në erë me dinamit, ndonëse ajo ishte e përfshirë në listën e monumenteve të kulturës që mbroheshin nga “shteti”. Nëse nuk ia dini historikun, shfletoni dhe lexojeni diku.

Dhe ngushëllohuni që e kemi ruajtur të stampuar si “souvenir” në kartëmonedhën 1000-lekëshe të Bankës sonë Kombëtare, emision i vitit 1996 dhe rishtypje e viteve 2001, 2007 etj.  Pra, mund të duhen pritur disa vite për ta pasur, të stampuar në një kartëmonedhë të ngjashme, edhe ndërtesën kulturore shumëfish historike – këtë që pret rrënimtarët – në mënyrë që të mburremi me çfarë na ishte një herë.

Një hollësi më shumë, meqë kujtova historikun e rrënimit të Shën Mërisë në Vaun e Dejës. Nuk ka mbetur vetëm stampimi i saj në 1000-lekëshin bashkëkohor. Së paku një arkitekt, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, edhe nën regjimin diktatorial guxoi të dorëzonte në prokurori një padi kundër atij rrënimi kriminal, pavarësisht se asaj padie nuk iu vu veshi. Quhej Gani Strazimiri. Në historinë e betejave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike të shqiptarëve ka mbetur i regjistruar edhe akti i tij vetmitar.

Etiketa: edi ramaProf. Aurel PlasariTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

nga 27
10:55 | 18/03/2026
0

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

nga 27
10:37 | 18/03/2026
0

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

nga 27
10:15 | 18/03/2026
0

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët...

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

nga 27
10:01 | 18/03/2026
0

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League....

Para
Fama e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut…

Publikohet shkrimi i rrallë i gazetës shkodrane, i pari në shqip: Shqipëria ka shpallur pavarësinë, ja firmëtarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

10:55 | 18/03/2026
Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

10:37 | 18/03/2026
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

10:15 | 18/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

10:01 | 18/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Champions League/Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

09:55 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –
  • Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –
  • Champions League/Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –
  • Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com