Një vajzë e re 27 vjeçare përfundoi në pranga, ndërsa e njohura e saj, 23 vjeçare do hetohet në gjendje të lirë nga policia e Devollit. Ndaj tyre janëe referuar në polici materialet për prishje të qetësisë publike dhe të kundërshtimit të forcave të policisë.
Sipas policisë, të dyja, këtë të martë, në orët e para të mëngjesit, “kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët”, njofton policia.
Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato akuzohen se kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.