3 persona ndërruan jetë në Australinë Veriore dhe 1 tjetër u plagos rëndë pas të shtënave me armë zjarri. Të shtënat ndodhën mëngjesin e sotëm në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland, thanë autoritetet.
Personi i plagosur rëndë, një burrë, kishte udhëtuar “shumë kilometra” për të ngritur alarmin, thanë oficerët. Ai kishte marrë një plagë me armë zjarri në bark dhe u dërgua në spital në qytetin e Mackay për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent.
“Tani jemi në një fazë shumë të hershme hetimi”, tha Supt Tom Armitt për mediat.
“Nuk e dimë kush është përgjegjës. Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë të afërm të të plagosurit, tha Supt Armitt.
Policia e Queensland ka rrethuar zonën përreth pronës ndërsa po kërkon për autorin/autorët.